Lajme
Diskutime rreth shitjes së djathit zviceran ‘Gruyere’
Zvicrës i kërkohet të mbrojë produktet e saj të shitura jashtë vendit
Në vitin 2021 prodhuesit zviceranë të Gruyere i kërkuan një gjykate amerikane që ta caktonte këtë djathë si produkt të Zvicrës, por gjyqtarët refuzuan ta bëjnë këtë, duke argumentuar se në Amerikë ‘gruyere’ është një etiketë e zakonshme për djathin, pavarësisht se ku prodhohet, përcjell albinfo.ch.
Në funksion të këtij vendimi, Këshilli Kombëtar miratoi këtë javë një mocion, ku thuhet se Zvicra duhet të mbrojë më mirë produktet e saj në vendet e huaja, me të cilat ka marrëveshje tregtare.
“Ky vendim vjen pas një beteje ligjore midis Interprofession du Gruyère dhe një organizate amerikane aktive në fushën e prodhimit dhe marketingut të produkteve të qumështit”, sipas deputetit Jacques Nicolet, i cili drejtoi mocionin.
“Si rezultat, amerikanët do të jenë në gjendje të vazhdojnë të prodhojnë dhe të shesin djathin e tyre me emrin “Gruyère”. Kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon një reagim të prerë nga qeveria”.
Tani çështja po kalon në Këshillin e Shteteve.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












