Sporte Luftarake
Distria Krasniqi, më e ranguara prej të gjithë xhudistëve në botë
Renditja botërore e xhudistëve është përditësuar pas përfundimit të Grand Slamit të Parisit.
Sipas renditjes së re, të publikuar sot, e para prej të gjithë xhudistëve dhe xhudisteve në botë është Distria Krasniqi.
Xhudistja nga Kosova, udhëheqë në renditje me 6510 pikë, e cila pasohet nga xhudistja gjermane, Anna Monta Olek me 6460 pikë.
Kroatja Lara Cvjetko është e treta me 6250 pikë. Xhudisti më i ranguar është japonezi Sanshiro Murao, por që ka pikë më pak se tri xhudistet e para, me 6120 pikë gjithsej, transmeton albinfo.ch.
Pikët për ranglistë mblidhen me sukses nëpër gara, ndërsa Distria të shtunën e fitoi të artën në Grand Slamin e Parisit dhe u shpall kampione në kategorinë deri 52 kilogramë.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









