Lajme
Dita e gjashtë e protestave në Francë, qytetarët nuk dorëzohen
Raportohet se për të 6-tën natë radhazi, mijëra francezë, në Paris dhe qytete të tjera dolën në rrugë, për të protestuar kundër miratimit të reformës së pensioneve, shndërruar tashmë në ligj, përcjell albinfo.ch.
Protestuesit i vunë zjarrin gjithçkaje gjetën në rrugët e kryeqytetit Paris, nga biçikleta e motorë deri tek kazanët e plehrave. Nga sheshi i Republikës e deri tek Pallati i Bastijës, mijëra vetë u përballën me policinë që përveç gazit lotsjellës, nisi edhe arrestime, teksa dhjetëra persona u ndaluan për sjellje vandale e dhunë apo shkatërrim prone private.
24 orë më parë, presidenti Macron i mbijetoi me vështirësi 2 mocioneve të mosbesimit, kërkuar nga opozita, për shkak të legjiclacionit të ri të sistemit të pensioneve, që ka shkaktuar këtë valë pakënaqësie e protestash në të gjithë vendin.
Protestuesit e kanë paralajmëruar shefin e Elize, se nëse nuk tërhiqet nga kjo reformë, do të përballet me protestat e grevat më të forta që do të lëkundin pushtetin e autoritetin e tij, edhe më shumë se protestat e jelek-verdhëve, 4 vite më parë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare Nis gjykimi në Itali për aksidentin fatal ku humbi jetën 24-vjeçarja nga Kosova... -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike











