Lajme
Dita e parë e testit me pagesë, bie deri 50% interesimi për t’u testuar
Kërkesat për termine të testimit po tregojnë një prirje të dukshme rënieje. Në disa qendra, kjo rënie është deri 50%
Duke filluar nga sot, 11 tetor, ashtu siç ishte paralajmëruar, testet e koronës për lëshimin e certifikatave Covid nuk janë më falas për shumicën e madhe të njerëzve në Zvicër.
Pas ditës së parë të testit me pagesë, është ende herët për të nxjerrë një bilanc përfundimtar, por kërkesat për termine të testimit po tregojnë një prirje të dukshme rënieje, raporton srf.ch.
Një test Covid -19 në Zvicër kushton mesatarisht 50 franga
Detyrimi për të paguar ka një ndikim të drejtpërdrejtë në kërkesën e testit, sipas bashkëpronarit të dy qendrave të testimit në Zvicrën qendrore, Christian Arnold.
Në të dy vendet, ai ka konstatuar një rënie prej 50 për qind të kërkesave për teste, transmeton albinfo.ch.
Ngjashëm është gjendja edhe në shumicën e qendrave të testimit. Farmacitë gjithashtu tashmë po përjetojnë rënie të theksuar në të kërkesave për teste të koronës.
Nëse testimi do të vazhdonte të mbetej falas deri më 24 janar 2022 – data kur skadon detyrimi për certifikatën Covid – ato do t’i kushtonin Qeverisë Federale rreth 770 milionë franga.
Testet do të mbeten ende falas për njerëzit që janë alergjikë ndaj vaksinave dhe ata nën 16 vjeç.
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj Të qenit në gjendje të flasësh një nga gjuhët kombëtare të Zvicrës është një domosdoshmëri për... -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën -
Organizata bamirëse zvicerane Caritas bën thirrje për luftë të re kundër varfërisë -
Zvicra do të hapë gjashtë qendra të reja kërkimore -
Migros mbyll libraritë fizike













