Kosova
Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Marsh mbështetës për këtë kategori të shoqërisë në Prishtinë
14 prilli në Kosovë shënon Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit. Këtë të premte u mbajt një marsh mbështetës për këtë kategori të shoqërisë, përcjell albinfo.ch.
Me slogane si “Bëhu zëri im” dhe “Jemi me ju”, dhjetëra qytetarë marshuan në sheshet kryesore të Prishtinës drejt memorialit “Heroniat”, dedikuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99. Pjesëmarrëse ishin edhe dy të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, që kanë folur publikisht për rastet e tyre: Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Shyrete Tahiri-Sulimani, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
14 prilli i 1998-ës, për Krasniqi Goodman ëshhtë një prej ditëve më të tmerrshme, pasi që në atë ditë ajo u përdhunua nga forcat serbe. “Sot, unë këtë ditë dua ta shndërroj në forcë, në guxim, në kurajë, t’u jap forcë viktimave që zëri ynë të dëgjohet në tërë botën se çfarë ka bërë Serbia në Kosovë gjatë luftës më 1998-99”, tha ajo para të pranishmëve që u mblodhën te memoriali “Heroinat,” është shprehur ajo, raporton REL përcjell albinfo.ch.
Shpallja e 14 prillit si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë shënon një ditë historike për ata që kaluan nëpër këtë tmerr. “Në këtë muaj të vitit 1999, jeta jo vetëm imja, por e 20 mijë kosovarëve u ndryshua. Jam shumë krenare që shoh shumë të rinj e të reja këtu sot. E di se këta do të luftojnë gjithmonë për ne dhe nuk do të lënë që të na harrojnë”, u shpreh Shyrete Tahiri-Sulimani, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Në Kosovë, për herë të parë këtë vit më 14 prill shënohet Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit. Kjo ditë është shpallur për “ta njohur dhimbjen” e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe për t’i kontribuar kujtesës kolektive, raporton REL, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër Edhe pse rastet e kancerit po rriten, specialisti zviceran i onkologjisë, Roger von Moos, shprehet optimist:... -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë












