Muzikë
“Dita Kulturore Shqiptare” rikthehet në Graz, shqiptarët bashkohen më 28 shtator
Për herë të pestë në Graz: Një ditë për gjuhën, kulturën dhe krenarinë shqiptare
Shoqata “Atdheu” fton të gjithë bashkatdhetarët, vëllezërit dhe motrat shqiptare në “Ditën Kulturore Shqiptare”, një festë tashmë tradicionale që do të mbahet më 28 Shtator 2025, në qytetin Graz, Austri, transmeton albinfo.at.
Kjo ngjarje e përvitshme organizohet për të pestën herë me radhë, dhe ka për qëllim të mbledhë shqiptarët nga e gjithë diaspora në një atmosferë uniteti, gëzimi dhe krenarie kombëtare, në adresen Josef Huber Park, Josef Huber Gasse 26, duke filluar nga ora: 13:00.
Një ditë për gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë tonë
“Dita Kulturore Shqiptare” është më shumë se një festë. Është një thirrje për ruajtjen e identitetit kombëtar, një homazh për gjuhën shqipe, zakonet, këngët dhe vallet që e kanë mbajtur gjallë shpirtin shqiptar ndër breza.
Nën tingujt e muzikës tradicionale dhe valleve burimore, do të ndjehet ritmi i tokës mëmë. Pjesë e programit do të jetë Ansambli “Anamorava” nga Vitia, i cili do të sjellë emocionet dhe aromën e vendlindjes përmes një shfaqjeje të pasur kulturore.
Ftesë për të gjitha shoqatat shqiptare dhe kontribuesit kulturorë
Organizatorët ftojnë të gjitha shoqatat shqiptare dhe grupet artistike në diasporë që të marrin pjesë me pika muzikore apo valle tradicionale, duke dhënë kontributin e tyre në forcimin e bashkimit kulturor.
Po ashtu, të gjithë pjesëmarrësit janë të mirëpritur të sjellin ushqime tradicionale shqiptare, për t’i dhënë festës edhe më shumë shije, ngjyrë dhe aromë të vendit.
Një mesazh për të gjithë shqiptarët në mërgatë
“Le të dëshmojmë së bashku se shqiptarët nuk harrojnë rrënjët e tyre. Të rrisim fëmijët tanë me dashurinë për flamurin dhe kulturën tonë – që kjo festë të mos mbetet vetëm një datë në kalendar, por të bëhet një traditë e përjetshme, që do të përcillet brez pas brezi,” thuhet në ftesën nga Shoqata “Atdheu” dhe Këshilli Organizativ. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100










