Lajme
Ditë kombëtare zie në Zvicër: Ambasada e Shqipërisë në Bernë ul flamurin në gjysmë shtize
Ky akt simbolik përfaqëson një shprehje të qartë empatie dhe ndarjeje të dhimbjes me familjet e viktimave dhe me të prekurit tjerë nga tragjedia
Në shenjë respekti dhe solidariteti me popullin e Zvicrës, në Ditën Kombëtare të Zisë të shpallur pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Crans-Montana, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka ulur flamurin kombëtar në gjysmë shtize.
Ky akt simbolik përfaqëson një shprehje të qartë empatie dhe ndarjeje të dhimbjes me familjet e viktimave, si dhe me të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë, e cila ka tronditur opinionin publik zviceran dhe më gjerë.
Në një moment zie kolektive, gjesti i Ambasadës shqiptare riafirmon marrëdhëniet e mira dhe lidhjet e ngushta të miqësisë mes Shqipërisë dhe Zvicrës, si dhe solidaritetin njerëzor përtej kufijve shtetërorë. Në këto çaste të vështira, shprehen ngushëllimet më të sinqerta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre dhe mbështetje për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.
E-Diaspora
-
PZAP hedh poshtë ankesën e PDK-së për votat nga diaspora Shkelja e supozuar ka ndodhur më datat 2 dhe 5 janar 2026 (kur janë tërhequr pakot),... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih ul flamurin në gjysmë shtize në nderim të viktimave në Crans-Montana -
Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë -
Forbes rendit Arbër Sejdijin për inovacion në inteligjencën artificiale -
Mërgimtarja ofron 14 dhoma dhe ushqim për familjet në nevojë pas vërshimeve
Jeta në Zvicër
-
Meloni mbi tragjedinë në Crans Montana: “Shumë njerëz nuk e bënë punën e tyre” "Ajo që ndodhi nuk është një aksident i thjeshtë. Është rezultat i shumë njerëzve që nuk... -
Autoritetet italiane urdhërojnë autopsi për viktimat në Crans Montana -
Zvicër: Doganieri vret me armë zjarri të dyshuarin për vjedhje makinash -
Pronari i barit në Crans-Montana lihet në paraburgim -
Banka Kombëtare Zvicerane arrin një fitim prej 26 miliardë frangash










