Lajme
Ditë zie nesër në Gjilan
Gjilani nesër do të jetë në ditë zie.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komuna, Lutfi Haziri përmes një njoftimi në facebook.
Haziri ka njoftuar se nesër në këtë komunë do të shpallet ditë zie, në nder të tre pacientëve që vdiqën sot nga COVID-19.
Ai iu ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre, ndërkohë që ka thënë se Gjilani nuk është i njëjtë pa ta.
“Ditë morti për Gjilanin. Me shqetësim e morëm lajmin për humbjen e betejës me COVID-19 të pacientit A.Z. (1974), duke u bërë viktima e tretë sot dhe e teta në total. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Për nder të tyre, të dielën, 19 korrik 2020, kam shpall ditë zie. Gjilani nuk është i njëjtë pa ju!”, ka shkruar Haziri, njofton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












