Bota
Divorci i kushtoi: Gates, i pesti në renditjen e të pasurve
Bill Gates aktualisht vlen 129,6 miliardë dollarë, ndërsa Zuckerberg 132 miliardë
Bill Gates, themeluesi i Microsoft, renditet i pesti tashmë, pas shefit ekzekutiv dhe themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, në listën e njerëzve më të pasur në botë, sipas “Forbes”.
Divorci i Bill dhe Melinda Gates dhe ndarja e pronave më pas është arsyeja kryesore e kësaj rënieje në renditje.
Gates ka qenë një nga miliarderët më të mëdhenj që nga viti 1987 dhe kjo është hera e parë që ai është nën vendin e tretë që kur “Forbes” filloi listimin, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.
Kompania e investimeve e Gates, “Cascade Investment LLC” (CAS), transferoi aksione me vlerë 2,4 miliardë dollarë te Melinda, duke e çuar vlerën e saj neto në 5,6 miliardë dollarë.
Divorci i kushtoi Billit 3,2 miliardë dollarë. Bill Gates aktualisht vlen 129,6 miliardë dollarë, ndërsa Zuckerberg 132 miliardë.
Bill dhe Melinda vendosën të ndaheshin pasi ish-shefi i Microsoft u zbulua se ishte mik me Jeffrey Epstein. Gates ishte gjithashtu nën hetim për një lidhje tjetër të mundshme me një punonjëse të Microsoft, në vitin 2000. Gates i është referuar miqësisë së tij me Epstein si një gabim i madh.
Megjithatë, Bill dhe Melinda do të punojnë së bashku në fondacionin e tyre “Bill dhe Melinda Gates”, fondacioni më i madh bamirës në botë, për aq kohë sa kjo e fundit ndihet mirë me punën me ish-bashkëshortin.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet











