Lajme
DJ Regard, Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri, ndër yjet e “Alba Festival”-it në Cyrih
Festivali, këtë vit do të mbahet më 2 dhe 3 korrik (e shtunë dhe e dielë) 2022 në fushën pranë stadiumit Hardturm të Cyrihut
Hiti i DJ Regard “Ride it”, një mega hit ndërkombëtar, ka gjeneruar mbi 217 milionë shikime në YouTube deri më tani. DJ Regard është një nga titullarët e “Alba Festivalit” që mbahet këtë vit në Cyrih,
Yjet e tjerë që festivali ka shpallur tani janë: Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Mozzik x Getinjo, Dardan, Ghetto Geasy dhe Yll Limani, shkruan albinfo.ch, duke ju referuar një komunikate të organizatorëve të festivalit.
“Alba Festivali” e sheh veten si një festival nën qiell të hapur që bashkon njerëzit dhe dëshiron të bëjë të prekshme bukurinë dhe diversitetin e kulturës shqiptare dhe kosovare për të gjithë, përmes muzikës dhe kuzhinës”, thotë Adem Morina, Producent Ekzekutiv i Festivalit Alba.
Festivali, këtë vit do të mbahet më 2 dhe 3 korrik (e shtunë dhe e dielë) 2022 në fushën pranë stadiumit Hardturm të Cyrihut. Me mbi 20,000 vizitorë, ai është shpallur si festivali më i madh nën qiell të hapur në Evropë i muzikës shqiptare pop hip-hop etj. Sot janë shpallur titullarët e parë të festivalit për këtë vit.
Përveç DJ-it dhe producentit muzikor kosovar DJ Regard, emri i vërtetë i të cilit është Dardan Aliu, sivjet në skenë do të paraqiten edhe yjet e njohur si: Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Mozzik x Getinjo, Dardan, Ghetto. Geasy dhe Yll Limani.
“Jemi të befasuar shumë pozitivisht se sa shumë pritje ka për Festivalin Alba pas anulimit që i ishte bërë në vitin e kaluar”, komenton Adem Morina, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, artistët që tani janë shpallur nuk do të jenë të vetmit. “Do të pasojnë edhe disa emra të mëdhenj, me të cilët aktualisht jemi në përfundim të lidhjes së kontratave”, sqaron Morina.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi Universiteti zviceran renditet i teti në botë, ndërsa edhe disa institucione të tjera të arsimit të... -
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit -
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran














