Lajme
Djali i ish-presidentit Rugova, akuzohet për shitje vizash
Në bankën e të akuzuarve do të ulet edhe djali i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Ukë Rugova. Ai po dyshohet se ka shitur viza Schengen
Pas deputeti Azem Syla dhe grupit të tij prej 51 personash, që dyshoheshin për tjetërsim të pronës komunale, në bankën e të akuzuarve do të ulet edhe djali i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Ukë Rugova, si i dyshuar se ka udhëhequr një grup kriminal prej 21 vetash që janë marrë me shitjen e vizave Schengen.
Ukë Rugova do të akuzohet për shitjen e vizave të lëshuara nga Ambasada Italiane në Prishtinë.
“Ju informoj se lidhur me rastin për të cilin keni pyetur aktakuza do të ngritët deri në fund të kësaj javes”, ka thënë për Insajderin, Liridona Kozmaqi – zëdhënëse e Prokurorisë së Shtetit.
Prokuroria ka shfrytëzuar afatit maksimal të hetimeve prej 30 muajsh në këtë rast për shkak të përfshirjes së shumë shteteve në këtë rast. Afati i fundit për ngrite të aktakuzës është nesër, më 18 maj.
Lista e të akuzuarve për shitje vizash të prokurorit Allen Cansick janë: Ukë Rugov, Izet Beqiri, Azad Beqiraj, Fitim Beqiri, Visar Beqiri, Florian Petani, Kujtim Avdyli, Edison Idrizaj, Qefser Baholli, Liridona Beqiri, Hamza Beqiri, Driton Voca, Astrit Haraqija, Valon Selimi, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Azem Koskoviku, Alban Agushi, Haxhi Islami, Ragip Gashi dhe Fadil Ahmeti.
Prokurori Allen Cansick pretendon se Ukë Rugova ka mbikëqyrur bizneset e Izet Beqirit me Florian Petanin dhe procedimin e vizave në ambasadë. Prokurori pretendon se Izet Beqiri ka vepruar si menaxher i operacionit dhe ai ka ndërmjetësuar ndërmjet Florian Petanit dhe të pandehurit Azad Beqiri, dhe të tjerëve.
Dyshimet e forta janë theksuar vazhdimisht edhe nga Gjykata kur kishte vendosur për caktimin dhe vazhdimin e paraburgimit për Ukë Rugovën. “Dyshimi i bazuar në veçanti është i fuqishëm sa i përket Ukë Rugovës”, thuhej në njërin prej vendimeve për vazhdim të paraburgimit.
Gjatë bastisjes shtëpisë së ish-deputeti Ukë Rugova më 5 shkurt 2014 Policia kishte gjetur një material voluminoz që dyshohet se është shfrytëzuar për aplikimin e vizave të rrejshme Schengen. Policia kishte zbuluar dhe sekuestruar 40 komplete të aplikimeve për viza me fotografi të aplikuesve, 73 faqe të kopjeve të pasaportave, 22 dëftesa të vizave, 83 dokumente të madhësisë së fotografive, etj.
Ukë Rugova është djali i dytë i ish-presidenti Rugova, ndërkaq është duke u mbrojtur në liri. Ai ka qenë deputet mandatin e kaluar në Kuvendin e Kosovës. Në këtë legjislaturë deputet është motra nga radhët e LDK-së është motra e tij Teuta, derisa vëllai i tij i madh, Mendimi është emëruar zëvendësministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. Grupi i Rugovës dyshohet se për një vizë italiane ka fituar nga 2700 deri në 3.500 euro.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











