Shkurt.ch
Djersitja ruan shëndetin tuaj
Rekomandimet e mjekëve se 30-40 minuta ecje të përditshme në një ritëm të moderuar del se nuk janë të dobishme për shëndetin, thuhet në një studim. Vetëm operacionet më intensitet zvogëlojnë rrezikun kardiak.
Lufta kundër sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe trashjes janë bërë sfidë për shëndetin publik në fillim të shekullit 21. Në vitet 1990 përpjekja u fokusua në trashje dhe pasojat ushqyese nga gatimet e ushqimit të shpejtë. Megjithatë, qe një dekadë studimet epidemiologjike na tregojnë se mungesa e aktivitetit fizik është shkaku i këtyre sëmundjeve.
Shumica e agjencive të shëndetit bëjnë rekomandime për aktivitete fizike në mediat elektronike me një konsensus në lidhje me shumën dhe intensitetin e nevojshëm: 30-40 minuta ecje në ditë, me një ritëm të moderuar, duket e përshtatshme. Kjo këshillë është sfiduar nga një publikim danez i botuar në tetor në revistën “British Medical Journal”.
Ky hulumtim i madh fokusohet në më shumë se 10.000 subjekte 21-98 vjet dhe është përcjellë plot 10 vjet. Ai na mëson se një orë në këmbë, apo edhe më shumë, nuk mbron kundër zhvillimit të sindromit metabolik (siç është akumulimi i faktorëve të rrezikut vaskular që përfshijnë akumulimin e yndyrës së barkut, hipertensionin, rezistencen ndaj insulinës, hiperglicemin si dhe anomalitetin në lidhje me lipidet).
Në të vërtetë, personat që kanë vrapuar dhe janë marrë me aktivitete rekreative relativisht intensive kanë zbritur rrezikun e tyre për zhvillimin e sindromit metabolik deri në 40-60%. Në të kundërt, ata që rregullisht kanë ecur më shumë se një orë në ditë në një ritëm të ulët nuk kanë nxjerrë ndonjë përfitim. Një rezultat që ngjall çudi dhe duket në kundërshtim me një studim të bërë kohët e fundit në Departamentin e Fiziologjisë në Universitetin e Lozanës.
Objektivi i studiuesve të Lozanës kishte për qëllim zbulimin e pragut të mundshëm apo të kohëzgjatjes të stërvitjeve intensive që shkakton një përmirësim në ndjeshmërinë e insulinës (një komponentë e sindromës metabolike). Përfundimi i këtij studimi: nuk ka prag të caktuar që tregon një përmirësim të tillë. Edhe një vëllim i ushtrimit për 400 kalori / javë (ndryshe 12 minuta ecje në ditë për një person me peshë prej 80 kg) shkakton një përfitim klinikisht kuptimplot.
Situata ndërlikohet jo vetëm për profesionistët e shëndetit, të etur për të shpërndarë rekomandime të qarta, por edhe për secilin prej nesh, që gjerë më tani ishim të bindur se lëvizja ishte e shëndetshme. Në këtë fazë të debatit, ne vërejmë se lëvizja dhe aktiviteti fizik janë ndoshta të dobishme për shëndetin, por sa më shumë dhe duke mos pasur frikë të djersitemi sa më shumë.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












