Lajme
Do të formohet Komiteti i Diasporës
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, është pritur nga kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Në takim u rikonfirmua vendosmëria dhe angazhimi i të dy vendeve për të ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë dhe për të zhvilluar qasje të përbashkët ndaj diasporës shqiptare.
Kryeministri Berisha e njohu ministrin Makolli se së shpejti do të formohet në Shqipëri Komiteti i Diasporës, i cili do të ketë si mision të tij dhe do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë lidhjeve me diasporën, si dhe kultivimin e identitetit të saj kombëtar, promovimin e arsimimit në gjuhën amëtare.
Sipas Berishës ky komitet do të ketë si përparësi të punës së tij bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Diasporës së Kosovës dhe me institucionet e tjera në vendet e rajonit, të cilat kanë si mision të tyre marrëdhëniet me shqiptarët jashtë atdheut.
Në këtë kontekst, në takim, u theksua rëndësia që shqiptarëve të diasporës tu krijohet sa më shpejtë mundësia infrastrukturore për të votuar në zgjedhjet demokratike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, duke ushtruar kështu një të drejtë kushtetuese të tyre dhe duke u shndërruar në aksionarë të vërtetë politikë në vendet e tyre pavarësisht vendndodhjes së tyre.
“Angazhimi për diasporën ka si qëllim ruajtjen dhe kultivimin e identitetit dhe kulturës kombëtare, të lidhjeve të ngushta me diasporën, e cila tashmë është shndërruar jo vetëm në një kontribuues të fuqishëm ekonomik për vendet, por edhe në një faktor të rëndësishëm politik e intelektual dhe një urë e rëndësishme për thellimin dhe konsolidimin e miqësisë midis Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit tonë me të gjitha vendet ku ata ndodhen”, thuhet në një komunikatë për media të Ministrisë së Diasporës.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












