Shkurt.ch
Dobësimi i euros i mirëseardhur për zviceranët
Dy të tretat e të anketuarve, deri tani kanë ndjerë personalisht ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë nga kjo gjendje me valutën euro
40 për qind e qytetarëve zviceranë përfitojnë drejtpërdrejtë nga dobësimi i valutës euro. Zviceranët po shfrytëzojnë këtë situatë për të blerë kryesisht përgjatë zonave kufitare. 39 për qind e tyre janë shprehur të kënaqur se kanë bërë pushime të lira në eurozonë.
11 për qind e tyre përfitojnë nga dobësimi i euros për blerje online. Një konstatim i tillë, vjen pas një studimi të bërë nga “Demoscope”, raporton portali 20min.ch.
Por edhe ata që nuk e shfrytëzojnë tregun në eurozonë kanë përfituar me forcimin e frangut. 5 për qind e të anketuarve thonë se kanë gjetur disa produkte të lira në dyqanet zvicerane, si rezultat i importit të lirë.
Kryesisht zviceranët në pjesën gjermanofolëse, personat e punësuar dhe familjet me mbi të ardhura mesatare janë shprehur të jenë të kënaqur me dobësimin e euros. Pothuajse, dy të tretat e të anketuarve, deri tani kanë ndjerë personalisht ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë nga kjo gjendje me valutën euro.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











