Lajme
Dobësohet valuta evropiane euro
Në tregjet botërore, dollari ndaj monedhave të tjera u rrit javën e kaluar, duke kompensuar humbjet e një jave më parë, pasi euro ishte dobësuar për shkak paralajmërimeve të Bankës Qendrore Evropiane që të lehtësojë politikën monetare në muajin shtator për të luftuar rreziqet e recesionit, shkruan albinfo.ch.
Indeksi i dollarit, i cili tregon dollarin amerikan ndaj gjashtë monedhave të tjera kryesore botërore, u rrit 0.7 për qind javën e kaluar, në 98.19 pikë.
Monedha amerikane fitoi 1 për qind ndaj monedhës evropiane, dhe euro ra në 1.1090 dollarë.
Në raport me monedhën japoneze, dollari u rrit 0.7 për qind ,në 106.35 jen.
Rritja e monedhës amerikane ndaj monedhës evropiane erdhi pas sinjaleve që Banka Qendrore Evropiane (ECB) së shpejti mund të lehtësojë politikën monetare për shkak të dobësisë së ekonomisë së eurozonës.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












