Të tjera
Dodik paralajmëron shkëputjen e ‘Republika Srpska’-s nga Bosnja dhe bashkimin me Serbinë
Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, foli më 23 prill në ngjarjen për të shënuar Ditën e Përkujtimit të 700.000 viktimave të krimeve të ushtarëve në kampin e përqendrimit të Jasenovacit, ngjarje që u mbajt në Donja Gradina.
Ai foli për këto krime, i krahasoi ato me krimet e luftës së fundit në territorin e Jugosllavisë së atëhershme dhe foli për shkëputjen e Republikës Sërpska dhe bashkimin me Serbinë, shkruan REL.
“Ne jemi këtu nga Republika Sërpska sepse i takojmë një kombi dhe një ditë ne do të jemi një shtet. Askush nuk do të na ndalojë që ta bëjmë këtë sepse është e drejta jonë dhe historia jonë. Shekulli i kaluar ishte shekulli i vuajtjes serbe dhe ky shekull do të jetë shekull i bashkimit të serbëve”, tha Dodik, raporton Beta.
“Shteti është fjalë kyçe në lirinë tonë dhe prandaj ne duam që qartazi ta themi se nuk ka iluzione apo kërcënim për këdo kur Republika Sërpska shpreh vullnetin e saj popullor për të formuar shtetin e vet, sepse ne nuk mund të jetojmë në Bosnjë e Hercegovinë, shtet që na shtyp ne dhe kërcënon liritë tona”, tha Dodik para të pranishmëve.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër? Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar... -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana












