Kosova
Dogana e Serbisë thotë se gjeti armë në një veturë me targa RKS
Dogana e Serbisë pretendon se në një veturë me targa të Kosovës në pikëkalimin kufitar në Merdar ka zbuluar arsenal armësh.
Siç ka njoftuar Dogana e Serbisë në faqen e saj zyrtare vetura Audi A8 me targa të Kosovës kishte arritur në Merdar të shtunën rreth orës 11:30 dhe në të ishin dy pasagjerë nga Prishtina.
“Ndonëse të dy deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar përveç sendeve personale, doganierët vendosën të bënin kontroll të detajuar. Më pas u zbulua një arsenal i vërtetë armësh nën ulëset dhe nën kapakun e rrotave: 45 armë zjarri, 31 silenciatorë për armë zjarri dhe 367 fishekë. Menjëherë pas zbulimit, doganierët u kanë dorëzuar policisë dy pasagjerët dhe është njoftuar prokuroria kompetente”, thuhet nga Dogana e Serbisë./Koha.net
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











