Lajme
Doganat në veri, temë e diskutimit në Bruksel
Çështja e funksionimit të dy pikave doganore në veri të Kosovës do të jetë temë e diskutimit të radhës në tavolinën e “dialogut teknik” ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas burimeve ndërkombëtare, Edita Tahiri dhe Borko Stefanoviq do të ulen në tavolinën e bisedimeve në ditët e para të shtatorit për t’u përpjekur të gjejnë zgjidhjen e problemit të funksionimit të doganave në veri të vendit, të cilat javët e fundit edhe ishin në qendër të trazirave në veri, shkruan Koha Ditore.
Negociatori serb, Stefanoviq, i cili javët e fundit duket se ka qëndruar më tepër në veri të Kosovës sesa në Beograd dhe ka “menaxhuar” turmat e serbëve që kanë vendosur barrikadat nëpër rrugë, dhe zëvendëskryeministrja kosovare, e cila për dallim nga Stefanoviqi ka qenë shumë më pak aktive, thuhet se janë duke u konsultuar vazhdimisht nga lehtësuesi evropian i bisedimeve, Robert Cooper.
Burime ndërkombëtare të kësaj gazete kanë shpjeguar për gazetën se nga palët do të kërkohet që të diskutojnë për funksionimin e të dy pikave doganore, ngase marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës, KFOR-it dhe Qeverisë së Serbisë është e përkohshme – e menduar të mbajë situatën nën kontroll deri nga mesi i shtatorit.
Ajo që përfaqësuesit ndërkombëtarë po kërkojnë është një rol më të vendosur të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare, në mënyrë që palët të lëvizin ngaqëndrimet e tyre. Një mundësi e mirë në këtë drejtim, sipas burimeve, mund të jetë vizita e ardhshme e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Beograd.
Po ato burime kanë shpjeguar se nëse nuk ka lëvizje konkrete deri në mesin e shtatorit, KFOR-i do të vazhdojë të mbetet atje, por shtojnë se mbajtja e dy pikave kufitare si zona ushtarake nuk mund të zgjasë përgjithmonë.
Mospajtimet për mënyrën e funksionimit të të dy pikave doganore, por edhe për transportin e mallrave, Prishtina dhe Beogradi i kanë shfaqur edhe të hënën.
Qeveria e Kosovës ka refuzuar idenë e hedhur nga Beogradi që për transportimin e mallrave të përdoren vula që kanë kuptim të dyfishtë.
Zëvendëskryeministri I Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se Beogradi e di fare mirë se çfarë duhet të bëjë për të zhbllokuar transportimin e mallrave.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












