Lajme
Dokumentet serbe te lëshuara në Kosovë – të pavlefshme për Prishtinën
Ministri Rexhepi: "Absolutisht, dokumentet që i lëshon Serbia për qytetarët tanë nuk mund të pranohen si legale"
Autoritetet kosovare kanë mohuar mundësinë që të pranojnë ndonjë marrëveshje në dialogun me Serbinë, me të cilën do të legalizoheshin dokumentet e udhëtimit që Beogradi lëshon për serbët e Kosovës, shkruan Koha ditore në numrin e të shtunës.
Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë për gazetën se ato dokumente nuk do të konsiderohen si legale nga autoritetet e rendit. Sipas tij, do të jetë i papranueshëm secili propozim që është jashtë standardeve që shtetet evropiane aplikojnë për lëvizjen e lirë.
“Absolutisht, dokumentet që i lëshon Serbia për qytetarët tanë nuk mund të pranohen si legale, patentë shoferi ose diçka të tilla, dhe e dini se ka pasur raste që janë konfiskuar”, ka thënë ministri Rexhepi. “Mirëpo, për çka do që arrihet me reciprocitet, ne jemi të hapur”.
Pakoja e marrëveshjes së lëvizjes së lirë në bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të arrihet në mesin e muajit korrik, në takimin e radhës të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, së bashku me shtatë marrëveshje që do të nënshkruhen. Burime në Beograd të afërta me bisedimet kanë bërë të ditur një ditë më parë se kjo pritet të ndodhë së shpejti me pranimin e ndërsjellë të dokumenteve, në kuadër të diskutimeve për lëvizjen e lirë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












