Kultura
DokuNights 2025 shpalos programin e plotë
Çdo mbrëmje në skenën Sonar, në kalanë e Prizrenit, shndërrohet në një udhëtim mes gurëve të lashtë dhe tingujve modernë, duke shënuar një magji të përbashkët që zgjat deri në lindje të diellit
Për edicionin e 24-të, DokuNights rikthehet jo vetëm si program muzikor, por si një përvojë e pandashme e DokuFest-it, një ritëm që pulson përtej natës, përtej muzikës.
Çdo mbrëmje në skenën Sonar, në kalanë e Prizrenit, shndërrohet në një udhëtim mes gurëve të lashtë dhe tingujve modernë, duke shënuar një magji të përbashkët që zgjat deri në lindje të diellit, transmeton albinfo.ch.
Kuruar nga Nita Deda dhe Leart Rama, programi i këtij viti përfshin një spektër të gjerë artistësh nga këngë ceremoniale shekullore, te tinguj bashkëkohorë që shtyjnë kufijtë e muzikës dhe ndjesisë.
Mes artistëve të ftuar janë Byron Yeates, dyshja australiane IN2STELLAR, kuarteti ukrainas Dakha Brakha, dhe emra të tjerë të skenës ndërkombëtare si Cinna Peyghamy, YAAND, urbau dhe upsammy me performancën e saj audio-vizuale “Strange Meridians”.
Në skenë ngjiten edhe artistë vendorë që e ndriçojnë kalanë me shpirtin e vendit: Ylli Limani me balada që bashkojnë brezat, Shkodra Elektronike me tingujt retro-futuristë të këngëve tradicionale, si dhe një rikthim i veçantë nga Ibadet Ramadani, që prezanton albumin e saj të ri në vendlindje.
Festivali kulmon me performancën e Orkestrës së Beratit, që sjell tingujt e pasur të muzikës tradicionale shqiptare, ndërsa nata vazhdon me një festë të pafund në kalanë e Prizrenit për të shënuar 10-vjetorin e Sound Metaphors dhe mbylljen e DokuFest 2025 me një udhëtim muzikor nga Sleep D dhe i vetmi Genc Elezaj.
Tri shtigje, një destinacion. Një andërr kolektive që na bashkon çdo natë, deri sa dritat të ndizen sërish për edicionin e 25-të.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












