Don Marjan Marku, meshtar në Kishën Katolike të Zvicrës
Don Marjan Marku i kthehet sërish Zvicrës. Kësaj radhe si meshtar bashkëpunëtor në një bashkësi famullishë të St. Gallenit
I bërë i njohur si meshtar dhe udhëheqës për shumë vite i Misionit Katolik Shqiptar të Zvicrës Lindore, Don Marjan Marku i kthehet sërish Zvicrës. Kësaj radhe si meshtar bashkëpunëtor në një bashkësi famullishë të St. Gallenit.
“Duke filluar nga data 1 shtator do të inkardinohem në dioqezën St. Gallen. Do të jem meshtar bashkëpunëtor në bashkimin e gjashtë famullive (Bütschwil, Lütisburg, Ganterschwil, Mosnang, Libingen dhe Mühlrüti). Në këtë bashkim të famullive (seelsorgeeinheit) e cila numron 6.000 besimtarë do të jemi në dispozicion dy meshtarë, dy xhakonë dhe tre laikë”. Kështu do të jemi një ekip i bashkëpuntorëve në shërbim të 6.000 besimtarëve pohon për albinfon Don Marjan Markaj.
Por, sqaron Don Marjani, “ky shërbim i imi do të jetë një fillim i ri dhe një ndryshim nga veprimi im i deritashëm, kryesisht me besimtarë shqiptarë. Natyrisht se do të punoj si meshtar, por shërbimi im do të jetë në gjuhën gjermane dhe puna ime do të jetë e konfrontuar me një mentalitet dhe kulturë të re. Prandaj, ky ka qenë shkaku që unë për fillim, për dy vite, kam kërkuar të punoj në një ekip të përbashkët e jo si meshtar i pavarur”.
I pyetur rreth ecurisë së zgjedhjes së tij në këtë shërbim Don Marjani thotë të ketë gëzuar mbështetjen e parezervë të kishës në St. Gallen. Në Zvicër, ai ka qëndruar si meshtar në Misionin Katolik Shqiptar për 10 vite. Siç dihet, gjatë kohës sa ai ka drejtuar Misionin për Zvicrën Lindore, me punën e tij ka ngritur shumë ura miqësie e bashkëpunimi me përgjegjës të jetës kishtare por edhe laike, në St. Gallen e më gjerë.
“Natyrisht se ipeshkvi në St. Gallen, Imzot Markus Büchel është i kënaqur dhe mirënjohës për ardhjen time në këtë dioqezë. Po ashtu duhet theksuar se në Zvicër ka mungesë të madhe të meshtarëve dhe ardhja e meshtarëve të përshtatshëm nga jashtë, është një ndihmesë e madhe për këtë dioqezë por edhe për Zvicrën. Inkuadrimi im në këtë dioqezë është shumë i mirëseradhur pasi që unë e njoh atë dhe kam bashkëpunuar me ipeshkvin e kësaj dioqeze, me Imzot Markus Büchel. Po ashtu njoh shumë meshtarë që punojnë këtu”, përfundon don Marjani.
Don Marjan Marku është i lindur në vitin 1963 në fshatin Binçë të Komunës së Vitisë, në Kosovë. Ai ka studiuar teologjinë në Sarajevë dhe në vitin 1988 ka marrë thirrjen e priftit. Pasi ka shërbyer për pesë vite si meshtar në Kosovë, në vitin 1993 ipeshkvia e dërgoi si meshtar për besimtarët sqhiptarë në Vjenë. Ndërsa, prej vitit 1999 deri në vitin 2009 Don Marjani ka bërë të njëjtën punë në Littau dhe në Sirnach të Zvicrës. Përmes punës së tij këtu, ai njeh mirë rrethanat në Zvicër dhe e flet me kompetencë germanishten. Pasi ta mbarojë fazën përgatitore, përshtatëse në periudhën 2012-2014, ai do të bëhet meshtar i pavarur i një bashkësie famullitare brenda diocezës së St. Gallenit. Duhet shtuar se gjatë kohës sa ka punuar në Zvicër Don Marjani, pos punës së tij me besimtarët, ka treguar një zell të madh edhe në aktivitetet kulturore e shoqërore në komunitetin shqiptar të këtushëm. Ai ka gëzuar një autoritet dhe respekt të veçantë brenda komunitetit për punën e bërë në ruajtjen e traditave kombëtare e fetare të shqiptarëve në Zvicër. Historia e angazhimit të priftërinjve shqiptarë në Kishën Katolike të Zvicrës nuk është e re. Në vitet 30 të shekullit të kaluar në famullinë La Motte të Jurës berneze ka shërbyer prifti dhe shkrimtari i njohur nga Shkodra, Lazër Shantoja. Ndërsa Don Marjan Marku është i pari prift shqiptar i angazhuar në kohën më të re dhe po ashtu meshtari i parë që vjen nga Kosova për të shërbyer në një kishë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të jetë më e shtrenjtë dhe më e lirë në Zvicër në vitin 2026? Sa i përket çmimeve, ka lajme të mira dhe të këqija për konsumatorët zviceranë: ndërsa disa... -
Më pak vende pune dhe më shumë papunësi në sektorin bankar zviceran -
“20minuten” i jep lamtumirën botimit të saj të shtypur -
“Fjalët më të përdorura të vitit” në Zvicër -
Dalja e parakohshme në pension mund të mos lejohet më në Zvicër











