Lajme
Donatorët nga Gjermania ndihmojnë 20 familje në Gjilan
Kjo nuk është hera e parë që donatorët nga Gjermania ndihmojnë në Kosovë. Më herët kanë ndihmuar nevojtarët në Zhegër e Llashticë. Ndjeshmëria e tyre ndaj skamnorëve kosovarë ka filluar gjatë luftës, kur ata kishin ndihmuar refugjatët në Shqipëri
Komuna e Gjilanit ka njoftuar se dy donatorë nga Gjermania, prifti Erih Stainer dhe mërgimtari Aqif Isufi, tani pensionistë, kanë sjellë ndihma ushqimore dhe higjienike për 20 familje skamnore në Gjilan, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se ndihmat ata i kanë siguruar në Gjermani, për nevoja të qytetarëve me gjendje të vështirë sociale në Kosovë.
Komuna e Gjilanit ka organizuar një mbrëmje humanitare, ku donatorë të shumtë nga vendi dhe diaspora kanë kontribuar në fondin e solidaritetit, mjete këto që janë përdorë për ndërtimin dhe rindërtimin e një numri të konsiderueshëm të shtëpive.
Kjo nuk është hera e parë që donatorët nga Gjermania ndihmojnë në Kosovë. Më herët kanë ndihmuar nevojtarët në Zhegër e Llashticë. Ndjeshmëria e tyre ndaj skamnorëve kosovarë ka filluar gjatë luftës, kur ata kishin ndihmuar refugjatët në Shqipëri.
Erih Stainer ka thënë se ai është përfshirë në këtë aktivitet humanitar, meqë mërgimtarët kishin nevojë të përkraheshin nga dikush në Gjermani, në mënyrë që të kishin më lehtë grumbullimin e ndihmave për nevojtarët. Ai kishte ngelur i prekur nga gjendja e refugjatëve shqiptarë gjatë kohës së luftës, prandaj kishte vendosur që të vazhdojë të merret me këtë aktivitet humanitar edhe pas luftës, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











