Lajme
Donatorët përgjysmuan fondet për Kosovën
Donatorët kanë përgjysmuar ndarjet e tyre financiare për Kosovën ndërmjet periudhës janar-shtator të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, shkruan “Koha Ditore”. Deri më 30 shtator Kosova ka pranuar 7 milionë e 772 mijë euro nga grantet e përcaktuara të donatorëve, derisa në fundin e shtatorit të vitit 2010 vlera e granteve të pranuara nga donacionet arrinte në 15 milionë e 314 mijë euro.
Raporti i hartuar nga Ministria e Financave tregon se disa nga institucionet ndërkombëtare të cilat në vitet e kaluara kanë qenë shtylla kryesore e ndarjes së fondeve në formë të donacioneve, kanë minimizuar ose ndërprerë në tërësi dhënien e mjeteve për Kosovën. Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) nuk i ka dhënë asnjë cent Kosovës për nëntëmujorin e këtij viti. Në periudhën e njëjtë të vitit 2010, ky institucion ndërkombëtar ka ndarë për vendin 165 mijë euro në formë të donacioneve.
Njësoj sikurse ICO-ja ka vepruar edhe Kryqi i Kuq, Qeveria e Belgjikës, organizata “Save the Children” dhe UNMIK-u. Kosova ka përfituar vetëm 531 milionë euro nga donatorët që nga mbajtja e konferencës në korrik të vitit 2008, ndonëse ishte paraparë që të vinin 694 milionë euro. Konferenca e donatorëve e mbajtur në korrik të vitit 2008, nuk ia solli Kosovës të gjitha paratë e premtuara dhe të zotuara nga vendet, kryesisht ato evropiane.
Tabelat e hartuara nga Ministria e Integrimeve tregojnë se Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) është donatori kryesor për Kosovën. Nga ky institucion Kosova ka pranuar 192 milionë euro deri më tani, ndonëse ishin zotuar vetëm 75 milionë.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










