Lifestyle

Donika Krasniqi: Veshja pasqyron personalitetin e njeriut

Prej vitesh, Donika reklamon për brende të njohura si në Zvicër, ashtu edhe jashtë saj. Në këtë bisedë për albinfo.ch, Donika na vjen ndryshe prej herëve të tjera...

Vite më parë, Donika Krasniqi ishte pjesëmarrëse në “Miss Zvicra 2015”. Pak para finales ajo u largua nga kjo garë bukurie. Por, pavarësisht kësaj, Donika nuk ka hequr dorë asnjëherë nga ëndrra e “pushtimit të botës” në fushën e modelimit. Prej vitesh, ajo reklamon për brende të njohura si në Zvicër, ashtu edhe jashtë saj. Në këtë bisedë për albinfo.ch Donika na vjen ndryshe prej herëve të tjera. Në një intervistë që është ndoshta edhe e para e këtij lloj në karrierën e saj.

Modelimi

Karriera e saj si modele filloi që në moshë fare të re. Në vitin 2014 modelja shqiptare që jeton në Zvicër, Donika Krasniqi ishte në studime gjuhësore në Amerikë. Disa persona që e ndiqnin në rrjete sociale, e patën sugjeruar të merrte pjesë në konkursin  Miss Zvicra 2015”. Ndonëse konkursi ishte mbyllur ajo shfrytëzoi mundësinë e fundit. I kontaktoî me e-mail dhe ua dërgoj dy foto. Fati i buzëqeshi dhe ajo u pranua.

“Në `Miss Zvicra`, edhe pse nuk fitova ndonjë vend të merituar, përfitova kontrata nga agjenci të njohura në Zvicër dhe jashtë saj”, thotë Donika.

Bukuroshja shqiptare ka reklamuar për agjenci të njohura nëpër botë. “Nuk dua të veçoj asnjërën nga kompanitë me të cilat kam bashkëpunuar, secila më ka sjellë përvojë të veçantë”.

Për Donikën, modelimi është art. Sipas saj , zgjedhja nga një kompani për të reklamuar një produkt të saj, nuk tregon sa je e bukur, por çfarë reflekton nga brenda.

Modelimi të mundëson të udhëtosh në gjithë botën dhe të takoheshe njihesh me kultura të ndryshme”, shton ajo.

Familja

Familja e Donikës përbëhet nga: dy prindër dhe dy vëllezër, por ajo nuk e harron as qenin e saj “Chuck” dhe lepurushin “Coco”.

Nëna ime gjithmonë na ka thënë : ‘Te shpija jeni më mirë se në hotel’. Me të vërtetë, për mua nuk ekziston asnjë vend sikur shtëpia ime”.

Profesioni

Pasi ka diplomuar në shkollën e kulturës gjenerale, specializim në “Art Vizual” dhe i është përkushtuar modelimit disa vite, Donika ka gjetur një mënyrë që t’i bashkojë të gjitha: artin, modën dhe bukurinë. Së fundi ajo është e diplomuar për ”Permanent Make-Up“, dhe në fillim të vitit 2019 do ta hapë një institut në Cyrih. Paralelisht thotë se do të merret edhe me modelim. “E dua punën time sepse me këtë profesion i ndihmoj femrat e të gjitha moshave që të ndihen të bukura”.

Por, çfarë do të bënte Donika sikur të mos merrej me këtë profesion: “Vështirë e keni për ta besuar por do të kisha bërë karrierë në ushtri të Zvicrës”, shprehet ajo.

Veshja dhe grimi

Veshja sipas Donikës pasqyron personalitetin e çdo njeriu. Është një mënyrë e të shprehurit.

“Në jetën e përditshme i jap më shumë rëndësi kualitetit dhe materialit se sa formës, por në raste të veçanta vishem në stil elegant të sofistikuar”.

Në gardërobën e saj mund të gjeni ngapak nga të gjitha brendet. Nuk është e përcaktuar. E rëndësishme është që ajo të ndihet mirë më atë gardërobë. “Jam fanse e çantave të dorës dhe këpucëve”.

Grimit, Donika i kushton rëndësi, megjithatë mundohet të duket natyrale.

“Kam vënë re që firmat nga Korea e Jugut janë shumë më të avancuara në kozmetikë në krahasim me vendet tjera. Më pëlqejnë edhe markat si : “Huda Beauty”,  “Too Faced” “Benefit” dhe “Dior”.

Shëtitjet

Donika është e pasionuar pas shëtitjeve. Sa herë që ta thërrasim për interviste ajo gjithmonë gjendet diku duke shëtitur. Edhe këtë herë, kur e kontaktuam, Donika na tha se kthehet vetëm pas një jave. “Dua të them se vendi që vizitoj më së shumti është Kosova. Ndërsa vendi më autentik për mua është Mumbai në Indi”. Por, në cilin vend ishte për vizitë herën e fundit? “Udhëtimi i fundit ka qenë Londra. Vend shumë i bukur por ka qenë ftohtë (nëntor)”.

 

Dhuratat

E kush nuk i dëshiron dhuratat, aq më tepër femrat. Sigurisht se edhe Donika hyn në mesin e tyre. Asaj i pëlqen të marrë dhurata, por shpesh herë di edhe të befasojë të tjerët. “Dhurata ime më e bukur ka qenë kur jam kthyer prej një udhëtimi 3 mujor. Në aeroportin e Cyrihut më ka pritur i fejuari im me një dhuratë të papritur dhe të veçantë. Ishte një këlysh i vogël i racës pomeranian me një fjongo rreth qafe. Padyshim se ishte dhurata më e mirë që kam marrë”.

Veturat

Sikur të gjithë shqiptarët, edhe Donika pëlqen veturat. Veturat e preferuara të saj janë: “BMW”, “Mercedes”, “Porsche” apo edhe “Ferrari”, pasi që i ka prezantuar vitin e kaluar në sallonin e automobilëve në Gjenevë. “Unë kam BMW. Jam vozitëse e kujdesshme por nganjëherë ngas më shpejt se sa duhet. Për këtë arsye, disa herë edhe jam gjobitur nga policia për tejkalim të shpejtësisë ”, thotë ajo në fund të bisedës sonë.