Lajme
Dorëhiqen anëtarët e KSHR-së, regjistrimi anulohet!
Arsyet për dorëheqjen e anëtarëve kanë qenë për shkak të problemeve në terren me interpretimin e ligjit në forma të ndryshme
Të gjithë anëtarët e Komisionit Shtetëror për Regjistrim (KSHR), sonte kanë dhënë dorëheqje, mëson jo zyrtarisht “Zhurnal”. Me këtë regjistrimi në Maqedoni anulohet në një afat të pacaktuar.
Arsyet për dorëheqjen e anëtarëve dhe ndërprerjen e këtij procesi i cili që në fillim ishte me parregullsi siç është e njohur kanë qenë për shkak të problemeve në terren me interpretimin e ligjit në forma të ndryshme.
Burime të “Zhurnal” bëjnë të ditur se Qeveria e Maqedonisë në një seancë të jashtëzakonshme të martën, madje do të sjell një vendim të ri lidhur me situatën e krijuar,ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në Parlament të propozohen ndryshime të ligjit për regjistrimin e popullsisë.
Analizat e fundit të KSHR-së dhe Zyrës shtetërore për statistikë ishin se 55 për qind apo një milionë e popullatës gjithsej në Maqedoni ishin regjistruar, por jo në masë të duhur te vendbanimet shqiptare.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











