Lajme
Dorëhiqet kryeministrja e Zelandës së Re
Jacinda Ardern ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministres së Zelandës së Re, duke thënë se nuk i ka mbetur shumë energji për të udhëhequr, përcjell albinfo.ch.
Deputetët e Partisë Laburiste do të votojnë të dielën për zëvendësimin e saj.
Njoftimi i Ardernit ka ardhur teksa sondazhet kanë treguar se partia e saj përballet me sfidë të vështirë në zgjedhjet e këtij viti, që mbahen më 14 tetor.
Arden, 42-vjeçare, ka thënë se gjatë pushimeve verore ka pasur kohë që të analizojë të ardhmen e saj, duke shpresuar se do të gjejë energji për të vazhduar.
“Fatkeqësisht nuk e kam gjetur, dhe unë do t’i bëja shërbim të keq Zelandës së Re nëse do të vazhdoja”, u ka thënë ajo gazetarëve.
Ardern do të qëndrojë në pushtet deri më 7 shkurt.
Nëse asnjëri prej pasardhësve të saj nuk do të gëzojë mbështetjen e dy të tretave të partisë, votimi do të bartet te anëtarësia e Partisë Laburiste.
Më 2017, kur është zgjedhur kryeministre, Ardern ka qenë gruaja më e re në botë në krye të një qeverie, vetëm 37-vjeçare.
Ajo e ka udhëhequr Zelandën e Re përgjatë pandemisë së koronavirusit, të shtënave në xhamitë në Kristçërç, dhe në kohën e një shpërthimi vullkanik.
Ajo ka thënë se pesë vjetët e fundit e kanë përmbushur më së shumti, mirëpo udhëheqja e një shteti gjatë “krizave” ka qenë e vështirë.
Edhe pse kur është zgjedhur është konsideruar yll politik global, në sondazhet e fundit popullariteti i saj ka qenë në nivelet më të ulëta.
Ajo i ka thënë transmetuesit britanik BBC, më 2022, se ulja e popullaritetit ka qenë çmimi që duhet të paguajë Qeveria e saj për mbajtjen e njerëzve të sigurt gjatë pandemisë./REL
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












