Lajme
6 kantonet e “rebeluara” dorëzohen para federatës, mbyllin tarracat
"Kantoni i Obwaldenit dhe kantonet përreth kanë shkëmbyer mendime me Qeverinë Federale. Për arsye thjesht shtetërore-politike, u vendos që të mos lejohej praktika e uljes në tarraca nga 1 marsi 2021”
Pesë kantonet e Zvicës qendrore dhe Ticino kanë vendosur të mbyllin tarracat e restoranteve në zonat e skive.
Për Ministrin e Shëndetësisë Alain Berset, përgjigjja në pyetjen nëse kantonet mund të linin hapur tarracat në zonat e skive ishte e qartë: “Këtu nuk ka hapësirë për interpretim. Supozoj se kantonet i përmbahen ligjit federal”, kishte thënë ai në konferencën për media, të enjten.
Gjashtë kantone, pesë të Zvicrës qendrore dhe kantoni jugor, Ticino, fillimisht e kundërshtuan këtë, transmeton albinfo.ch. Por të premten kantoni i Glarusit ka njoftuar se: “Kantoni po përshtat me interpretimin e Këshillit Federal praktikën e tij të mëparshme në lidhje me ulëset për konsumimin e ushqimit dhe pijeve në zonat e skive. Këto për momentin janë të papranueshme, pavarësisht nga vendndodhja e lokaleve”, thuhet në një letër tëautoriteteve kantonale.
Ticino gjithashtu ka vendosur të sillet në të njëjtën mënyrë, ashtu si edhe kantonet e Uri, Schwyz, Nidwalden dhe Obwalden.
“Kantoni i Obwalden dhe kantonet përreth kanë shkëmbyer mendime me Qeverinë Federale, transmeton albinfo.ch. Për arsye thjesht shtetërore-politike, u vendos që të mos lejohej praktika e uljes në tarraca nga 1 marsi 2021”, thuhet në një njoftim të mëtejshëm.
Pasi të sqarohet kjo çështje, kantoni i Obwaldenit pret që Këshilli Federal të marrë vendimet e rëndësishme për daljen afatgjatë dhe skenarët e hapjes sa më shpejt të jetë e mundur. “Ekonomia dhe shoqëria jonë kanë nevojë për perspektivë dhe siguri të planifikimit.”
“Na vjen shumë keq që nuk ishim në gjendje të gjenim një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Michèle Blöchliger, drejtoreshë e Shëndetit dhe Çështjeve Sociale nga kantoni i Nidwalden, veçanërisht pasi Këshilli Federal ka njoftuar se do të lejojë hapjen e ambienteve të jashtme të të gjitha objekteve hotelierike më 22 mars 2021.
“Nga pikëpamja epidemiologjike, ne jemi akoma të bindur për zgjidhjen tonë, por nga pikëpamja shtetërore-politike ne shtrijmë dorën sepse jemi të interesuar për bashkëpunim të mirë me Këshillin Federal,” është shprehur Blöchliger.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” Gjeneva Ndërkombëtare po përballet me një nga sfidat e saj më serioze në dekada. Qyteti, i... -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç -
Kush është presidenti i ri i Zvicrës? Portreti i Guy Parmelin












