Lajme
Dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese ankimimi për Pacollin
LDK dhe AAK dyshojnë në mënyrën se si është zgjedhur presidenti, prandaj kërkojnë interpretim ligjor nga Gjykata Kushtetuese
Dy partitë opozitare – LDK dhe AAK e dorëzuan sot ankimimin në Gjykatën Kushtetuese për e procedurën e zgjedhjes së presidentit Begjet Pacolli, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, të martën e kaluar.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, dorëzoi në gjykatë këtë lëndë, duke thënë se LDK dhe AAK dyshojnë në mënyrën se si është zgjedhur presidenti, prandaj kërkojnë interpretim ligjor nga Gjykata Kushtetuese.
Në këtë ankimim, sipas saj, nuk përfshihet edhe argumenti tjetër – votimit të Qeverisë së re nga ana e Pacollit si president i Kosovës, ndërsa kjo do të jetë pikë e veçantë që do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese.
Partia e tretë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje është e përmbajtur në ankimin dhe iu bashkua LDK-së dhe AAK-së.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












