Shqipëria
Dozat e Pfizer mbërrijnë sot në Shqipëri
Rama: Afër marrëveshjes me AstraZeneca! Vazhdojmë injektimin tek infermierët dhe të moshuarit
Në Shqipëri sot vijnë dozat e tjera të vaksinës Pfizer. Në përfundim të mbledhjet me koordinatorët politikë në qarqe, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me mbërritjen e vaksinave të Pfizer në Shqipëri.
Ai është shprehur se në vendin tonë do të mbërrijnë më pak doza sesa ishin parashikuar, por të mjaftueshme për të vazhduar vaksinimin te mjekët. Ai ka thënë se do të nisë vaksinimi edhe te të moshuarit.
Kryeministri Edi Rama më tej ka shtuar se qeveria po punon për të arritur marrëveshjen me kompaninë AstraZeneca.
I pyetur për një përditësim për sa i përket ardhjes të vaksinës anti-covid kryeministri Edi Rama tha:
“Jemi në kushtet kur kemi një kontratë direkte dhe nuk jemi në dorë të mekanizmave institucionalë të BE-së. Nuk jemi në dorë as të mekanizmit të COVAX, që edhe aty problemi është i jashtëzakonshëm, pjesë e kësaj katrahure. Kanë nisur kërcënimet për hedhje në gjyqe për kompanitë nga BE. Ne kemi vetëm një spostim në kohë, pasi dozat e para të Pfizer duhet të vinin në javën e tretë të janarit dhe sipas konfirmim të fundit, dozat e para mbërrijnë sot në darkë. Do të vazhdojmë me faza. Jemi shumë afër një marrëveshje përfundimtare me Astrazencën, po vazhdojmë kontaktet me disa vende. Janë 3 shtete që vazhdojmë kontaktet dhe jemi në rrugë të mbarë. Për momentin mund ta them pa optimizëm të ekzagjeruar se skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh, nuk ka rënë akoma. Pavarësisht se disa vonesa nuk janë të lidhura me ne. Do vazhdojmë me mjekët dhe infermierët, se kanë radhët të parët. Paralelisht do të nisim me të moshuarit. Se kam numrin e saktë se sa do të jenë dozat që do të mbërrijnë sot. Do vazhdojmë të vaksinojmë të tjerë, muaj shkurt do të jetë një muaj me qartësi të të gjithë procesit. Sot do të vijnë doza më pak se sa ishin angazhuar në herën e parë”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern












