Integrimi
Dr. Omer Xhemali, ndër 100 kokat e mençura të Zvicrës
Kirurgu i njohur i zemrës, shqiptari nga Tetova, prof. dr. Omer Xhemali, njihet më shumë për faktin se është shqiptari i parë që ka bërë transplantim të zemrës
Omer Xhemaili ka lindur në vitin 1970 . Pasi ka mbaruar studimet e mjekësisë dhe specializimin për kardiokirurg në Gjermani, ka punuar një kohë të gjatë në klinika të ndryshme të atjeshme.
Është bashkautor i dy titujve nga fusha e mjekësisë dhe autor i mbi 100 artikujve tjerë dhe abstrakteve shkencore, shkruan albinfo.ch
Në vitin 2007 zgjidhet si autor më i mirë i një pune shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër, ku edhe merr çmimin “Hans Borst”.
“Unë nuk dua të bëhem hulumtues me famë botërore por dua që pacientëve të mi t`ua ofroj trajtimin më të mirë të mundshëm”, thotë doktori. Por, megjithatë, ai ka dëshmuar se mund të jetë inovativ. Në spitalin ku punon, ai ka praktikuar për herë të parë në Zvicër një metodë të re mjekësore. Pas një operacioni të valvulave të zemrës ai ka arritur ta mbyllë një prerje të vogël në zemër pa përdorur penj.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











