Kuriozitete
Dragoi më i madh i zjarrit në botë
Vendasit, për të mirëpritur ditën më të shkurtër të vitit, vendosën një shtrirje zjarri prej 48 metrash, më e gjata në botë. Ata realizuan vallëzimin përmes një zjarri tjetër të gjatë prej 128 metrash
Një vallëzim madhështor i dragoit të zjarrit u shfaq nga grupi etnik Tujia në provincën qendrore kineze Hunan për të festuar Solsticin e Dimrit, një festival tradicional kinez. Vendasit, për të mirëpritur ditën më të shkurtër të vitit, vendosën një shtrirje zjarri prej 48 metrash, më e gjata në botë. Ata realizuan vallëzimin përmes një zjarri tjetër të gjatë prej 128 metrash.
Dragoi i zjarrit, i përbërë nga një strukturë bambuje me shkopinj që digjen, i krijoi dy qarqe të plota ndërsa kërcimtarët sillen përreth. Mbi 100 banorë vendas morën pjesë në aktivitete të ndryshme të tilla, si vallëzimi i dragoit apo edhe magjia e tij.
“Jam nga provinca Sichuan dhe jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Aktiviteti është mjaft i gjallë, me të gjitha zakonet dhe programet”, tha një turiste. “Është hera e parë që jemi këtu, është shumë mbresëlënëse, kemi parë dragoin e zjarrit dhe aktivitete të tjera”, tha një turiste tjetër që kishte ardhur nga qyteti Guangzhou.
Aktiviteti popullor do të zgjasë 66 ditë, deri më 25 shkurt 2018. Ceremonia ka për qëllim të promovojë edhe më shumë turizmin në Kinë.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













