Drama e nënës shqiptare që vrau dhëndrrin
Filmi "Am helllichten Tag" bën fjalë për fatin e Salihes, që vrau dhëndrrin keqtrajtues të të bijës. Shfaqet sonte në 3sat, në orën 23.25
Në vitin 2000, Salihja, një nënë shqiptare e moshës së mesme, vret në mes të rrugës dhe ditën për diell dhëndrrin e saj, burrin e të bijës. Në këtë mënyrë ajo po e dënonte atë për mbylljen dhe keqtrajtimet e tmershme që ai i bënte bashkëshortes, gjegjësisht të bijës së Salihes, Teutës atëbotë 17 vjeçare.
Vetë akti i vrasjes kishte ndodhur pasi që Salihja e kishte ndjerë verten të kërcënuar nga dhüëndrrr, pas një fjalosjeje që kishin pasur rreth Teutües. Gjykata e dënon Salihen me 6 vjet e gjysmë heqje lirie por pa vendim për dëbim nga vendi pas kryerjes së burgut.
Mirëpo, kur Salihja, në qershor të vitit 2004, lirohet para kohe nga burgu, Policia për të huaj vendos që megjithatë ta deportojë në Kosovë. Salihja jeton në Prishtinë, pa familje, pa miq, pa punë dhe në frikë të përhershme nga hakmarrja e familjes së viktimës.
Avokati dhe kritiku i sistemit juridik nga Bazeli, Peter Zihlmann shkruan një libër mbi fatin e saj dhe lufton për atë që Salihja të ketë mundësi të kthehet sërish në Zvicër. Nga kjo lind një lëvizje e gjerë solidarizimi me Salihen.
Dhjetë vjet pas kryrejes së vrasjes dhe rreth pesë vjet pas dëbimit të Salihes nga Zvicra, Policia për të huaj vendos, befasisht, për kthimin e saj në Zvicër. Por, vajza e Salihes ndërkohë ka vdekur pasi i ishin bërë disa transplantime të pasuksesshme organesh.
Filmi dokumentar që shfaqet sonte në 3sat, nga ora 23.25 deri në orën 0.10 e pasqyron këtë rast të dhimbshëm.
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus Më shumë se shtatë muaj pas arrestimit të tij në kantonin Thurgau, një person i dyshuar... -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër -
“Monedhat më të vjetra” të Zvicrës gjenden pranë një moçali -
Partitë e qendrës së djathtë janë të ndara mbi iniciativën e neutralitetit











