Lajme
Drashkoviq: Realiteti nuk ndryshohet, Kosova është shtet i pavarur
“Kosovën si shtet të pavarur sot e njeh pjesa dërmuese e vendeve anëtare të OKB-së dhe BE-së. Serbia tash nuk mund ta ndryshojë këtë realitet”, ka deklaruar Drashkoviq
Politikani, shkrimtari dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Drashkoviq, ka ndryshuar dukshëm kursin e tij nga Kosovës, duke theksuar se Kosova është një shteti pavarur dhe realiteti atje nuk mund të ndryshohet. Dikur politikan radikal dhe nacionalist, tani Drashkoviq thotë se Serbia duhet të vendos bashkëpunim të gjithanshëm me shqiptare në Kosovë, pa njohjen formale të pavarësisë.
“Shqiptarët e kanë pranuar dokumentin e Ahtisaarit (Marty) dhe disa nga themelet e tij i kanë përfshirë edhe në Kushtetutën e Kosovës. Sipas atij dokumenti, është ndaluar bashkimi i Kosovës me Shqipërinë apo aneksimi i Kosovës apo marrja e ndonjë pjese të territorit të vendeve fqinje”, thotë Drashkoviq për “Blic”.
Ai tutje thotë se Kosova është detyruar që të heqë dorë edhe nga flamuri i Shqipërisë si flamur i vet, që gjuha serbe dhe cirilika të pranohen zyrtarisht në tërë territorin, që serbëve t’u garantohen minimalisht 10 vende në Parlament dhe e drejta e vetor në ligje të cilat mund të cenojnë pozitën si popull konstituiv.
“Komunave me shumicë serbe i është garantuar shkallë e lartë e kulturës dhe autonomisë ekonomike, me të drejt në lidhje speciale ekonomike dhe kulturore me Serbinë, prani të lartë në polici, vetëqeverisje dhe gjyqësi”, thotë Drashkoviq, citoj lajmi.net.
Sipas tij, në dokumentin e Ahtisaarit shkruan se “të gjitha kishat dhe manastiret serbe në Kosovë, si dhe pasuria e tyre, janë në pronësi të Kishës Ortodokse serbe me seli në Beograd”.
“Kosovën si shtet të pavarur sot e njeh pjesa dërmuese e vendeve anëtare të OKB-së dhe BE-së. Serbia tash nuk mund ta ndryshojë këtë realitet. Atë që mundem është që negociatorët tanë në Bruksel të tentojnë që të nxjerrin diçka më shumë se dokumenti i Ahtisaarit”, ka thënë ish-ministri serb i Punëve të Jashtme, Drashkoviq.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












