Lajme
Drejtoresha shëndetësore e Cyrihut kërkon mbylljen urgjente të restoranteve
"Nuk kemi më kohë! Këshilli Federal nuk bën të presë deri pas Krishtlindjes për të marrë vendimin rreth kësaj"
Drejtoresha shëndetësore e Cyrihut Natalie Rickli mbështet apelet që spitalet bëjnë për shtrëngim të masave. Ajo kërkon që Këshilli Federal jo më larg se të premten të vendosë për mbylljen e restoranteve dhe ambienteve tjera të kohës së lirë, shkruan srf.ch.
Në një bisedë me “Tages-Anzeiger”, drejtoresha shëndetësore e Kantonit të Cyrihut Natalie Rickli ka thënë se mirëpret thirrjen e qartë të spitaleve drejtuar politikanëve për të marrë masa të menjëhershme për të përmbajtur pandeminë, transmeton albinfo.ch. Kjo për faktin se njësitë e kujdesit intensiv janë plot me pacientë dhe personeli shëndetësor është i rraskapitur.
Sipas drejtoreshës shëndetësore të Cyrihut, situata aktuale nuk është më e përballueshme për spitalet dhe punonjësit shëndetësorë zviceranë. Prandaj, sipas saj, Këshillit Federal do të duhej të miratojë masa të qarta dhe vendimtare për të gjithë Zvicrën, qysh këtë të premte (pasnesër).
Nuk është i domosdoshëm një bllokim i plotë, por sektorë të tillë si gastronomia, kultura, koha e lirë dhe argëtimi duhet të ndalin punën, përcjell albinfo.ch. Këshilli Federal nuk bën të presë deri pas Krishtlindjes për të marrë vendimin rreth kësaj.
Rickli ka treguar mirëkuptim për përfaqësuesit e biznesit që shqetësohen për vendet e punës dhe jetesën. Por duhet vepruar tani. “Nuk kemi më kohë”, paralajmëron Rickli në intervistën në fjalë. Sistemi shëndetësor nuk duhet të mbingarkohet. Kjo është vija e kuqe që nuk duhet të kalohet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












