Lajme
Drejtori i Infektivës tregon se a do të ketë mbyllje në Kosovë
Drejtori në detyrë i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, është shprehur optimist që vendi nuk do të shkojë drejt mbylljes, si rrjedhojë e rritjeve të rasteve me virusin Covid-19.
Vishaj ka thënë se aktualisht në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 36 pacientë, ku 26 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.
“Jo nuk do të mbyllemi, por do të vaksinohemi. Aktualisht në Klinikën Infektive janë gjithsej 36 pacientë të hospitalizuar dhe prej tyre 26 i kemi me oksigjeno-terapi, dy janë në gjendje mjaft të rëndë klinike”, tha Vishaj për EO, përcjell Albinfo.ch.
Mes tjerash ai thotë se në Klinikën Infektive kanë barna të konsiderueshme dhe vende të lira në rast të shtimit të rasteve.
“Në Klinikën Infektive ne kemi barna me masë të konsiderueshme dhe kemi ende vende të tjera. Vaksinimi është në kompetencën e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët janë duke bërë vaksinimin. Mjekët e Klinikës Infektive pothuajse të gjithë janë të vaksinuar”, tha Vishaj.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











