Kosova
Drejtori i Policisë së Kosovës viziton EUROPOL-in, kërkon avancim të bashkëpunimit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, këtë të martë është pritur në takim nga drejtoresha ekzekutive e EUROPOL-it.
Ai ishte i shoqëruar nga një delegacion nga MPB-ja dhe AKSP-ja që po marrin pjesë në forumin për bashkëpunim strategjik të projektit CEPOL WB PACT- projekti i CEPOL-it për mbështetje në trajnime për vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër terrorizmin, që po mbahet në EUROPOL në Hagë më 30 dhe 31 janar 2024.
“Në kuadër të këtij aktiviteti Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, së bashku me delegacioninin, z Besnik Sallahu, zyrtar ndërlidhës në EUROPOL, z. Kastriot Jashari, drejtor i AKSP-së dhe z. Ron Krasniqi –përfaqësues nga MPB-ja, po mbajnë një takim të veçantë me drejtoreshën ekzekutive te EUROPOL-it, znj. Catherine De Boll, në të cilin takim diskutohet për bashkëpunimin mes Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it, punën e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në EUROPOL dhe për hapat e mëtejmë për avancimin e bashkëpunimit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, krimeve të rënda, terrorizmit dhe krimeve kibernetike”, thuhet në njoftim.
“Drejtori Hoxha falënderoi EUROPOL-in për bashkëpunimin dhe mbështetjen, si dhe paraqiti synimin për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit drejt një marrëveshjeje operacionale me EUROPOLI-in, rritjen e kontributit në kuadër të hetimeve dhe operacioneve të EUROPOL-it”, sqaron tutje njoftimi.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












