Lajme
Drews: Lëvizja e lirë është qëllimi, nuk do të pranojmë kurrfarë rezultati tjetër
Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, ka deklaruar se situata në Kosovë është gjithkund tjetër e mirë, përveç në veri. Ai ka theksuar se shpreson që rezultatet e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të implementohen sa më shpejtë, në mënyrë që njerëzve në terren t’u mundësohet jetë më e mirë.
Ai ka qartësuar se veprimet e KFOR-it nuk kanë qenë për shkak të presionit të Prishtinës.
“Vendimet për bllokimin e rrugëve për mua janë të papranueshme. E di se shumë serbë nga veriu nuk janë të kënaqur për shkak të këtyre barrikadave dhe ajo që duan është që të vazhdojnë të bëjnë jetë normale”, ka deklaruar ai për gazetën serbe ‘Novosti’.
Sipas tij, ndalimi i EULEX-it, i KFOR-it është i papranueshëm. “Lëvizja e lirë është qëllimi i misionit tonë dhe ne nuk do të pranojmë kurrfarë rezultati tjetër”, ka theksuar Drews.
Drews ka thënë se KFOR-i nuk ka ndonjë pozicion sa i përket çështjes se serbët e veriut pohojnë se i takojnë shtetit të Serbisë e jo shtetit të Kosovës.
Por, ai ka thënë për ‘Novostin” se ata duhet të lëvizin dhe të shohin vendbanimet tjera me serbë në Kosovë, ku raportet ndëretnike janë shumë të mira.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











