Shqipëria
Drita jeshile për të ndërtuar marinën më të madhe ndonjëherë në Durrës
Media arabe jehonë Portit të Durrësit: Marinë super jahtesh prej 2.5 mld dollarësh
“Mohamed Albbari-t i është dhënë drita jeshile për të ndërtuar marinën më të madhe ndonjëherë të super jahteve në Mesdhe”, përcjell albinfo.ch.
Kështu e nis shkrimin media arabe “Arabian Business” për projektin për portin e Durrësit, i cili mori edhe miratimin nga Kuvendi shqiptar me 76 vota pro.
“Arabian Business” shkruan se kjo marrëveshje prej 2.5 miliardë dollarësh, e mbështetur nga Grupi i Kompanive të tij Eagle Hills, do të shohë një transformim të plotë të një pjese të vijës bregdetare shqiptare në qytetin e Durrësit.
“Është një ndryshim i lojës, diçka për të cilën ne kemi punuar shumë në prapaskenë për një kohë të gjatë. Unë me të vërtetë nuk mendoj se do të gjeni diçka të tillë”, ka deklaruar vetë biznesmeni.
I njohur si “Durres Yachts and Marina”, po projektohet si “një nga qytetet e reja më të qëndrueshme, duke përfshirë praktika miqësore me mjedisin, hapësira të gjelbra dhe teknologji inteligjente për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe emetimet e CO 2 ”.
“Do të akomodohen jahte dhe super jahte deri në 120 m, së bashku me hotele, rezidenca private, shëtitore, dyqane, restorante dhe argëtim. Ai do të përfshijë gjithashtu terminalin e parë të Shqipërisë për linjat ndërkombëtare të lundrimit. Mbi 80,000 metra katrorë parqe dhe hapësira të hapura dhe 170 dyqane po planifikohen gjithashtu”, thuhet në shkrim.
Durrësi është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë.
“Ju keni këtë histori të pabesueshme në sfond, krahas asaj që do të jetë një destinacion krejtësisht i ri luksoz. Ne kemi bërë shumë projekte speciale gjatë viteve në mbarë botën, por nuk kam dyshim se ky është pikërisht një nga më të mirët”, u shpreh Alabbar.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër










