Futboll
Droni ndërpret ndeshjen në Ligën e Evropës
Një ngjarje e ngjashme me atë që kishte ndodhur vite më parë në Beograd
Ndeshja e vlefshme në Ligën e Evropës mes Dudelanges dhe Qarabag është ndërprerë shkaku i një droni që është futur në stadium me simbolet e Armenisë.
Një ngjarje e ngjashme me atë që kishte ndodhur vite më parë në Beograd, në përballjen mes Serbisë dhe Shqipërisë ka ndodhur edhe në Ligën e Evropës. Kjo ndodhi në ndeshjen mes Dudelanges dhe Qarabag që po zhvillohet në stadiumin Josy Barthel në Luksemburg, kur rezultati ishte 2-0 në të mirë të klubit nga Azerbajxhani.
Droni përmbante simbole të Armenisë dhe kjo ishte një befasi e hidhur për lojtarët mysafirë. Këta të fundit njihen për konfliktet e tyre me Armeninë ndër vite. Konflikti është aq i ndjeshëm sa që Henrikh Mkhitaryan nuk ishte lejuar të merrte pjesë në finalen e Ligës së Evropës në Baku, shkaku që ishte armen. Lojtarët nga Azerbajxhani kanë braktisur menjëherë fushën e lojës, për t’u kthyer pastaj në fushë.
Pasi u kthyen në fushë, ata e shënuan dhe një gol me Richard për 3-0. Pjesa e dytë në këtë përballje ka filluar me vonesë.
https://twitter.com/AlhajiSpartan/status/1179845023422124032
Le drône avec le drapeau arménien survolant le match Dudelange Qarabag #EuropaLeague pic.twitter.com/8rMizac3O9
— Giardi (@giardieci) October 3, 2019
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026










