Lajme
Droni-taxi i gatshëm për vitin 2024
Kjo mund të jetë taksia e së ardhmes, jo në një të ardhme të largët, por të afërt. Në 2024-n për të qenë të saktë, pasi prodhuesit e dronëve po shqyrtojnë nxjerrjen e produkteve të tyre për publikun.
Por me një zhvillim kaq të shpejtë teknologjik, pyetja që shumë njerëz mund të shtrojnë është: a janë ata të sigurt? Shefi i Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit thotë ‘po’.
“Detyra ime është të sigurohem që vetëm mjetet e sigurta të fluturojnë. Pra, nëse shihni diçka që fluturon, atëherë është e sigurt sepse ne do ta kemi certifikuar. Kjo do të thotë se do të kemi kontrolluar që siguria të jetë njësoj me atë të avionëve tregtarë. Ndaj, po, nëse do të fluturojë në 2024-n do të jetë sepse është i sigurt. Ndryshe nuk do të fluturojë”, thotë Patrick Ky, drejtor ekzekutiv i AESA-së.
Kjo taksi ajrore pa pilot, e treguar në një panair në Bruksel, synohet të përdoret për Lojërat Olimpike “Paris 2024”, për të transportuar njerëzit nëpër qytet.
I njohur si “Volocity”, mjeti është tërësisht elektrik, me 18 motorë që prodhojnë zero emetime dhe 4 herë më pak i zhurmshëm se helikopteri tradicional, në gjendje të udhëtojë për 20 km.
Mjeti me energji të gjelbër përputhet më së miri me strategjinë e KE-së për dronët, që synon futjen e taksive ajrore në nismën për qytetet “smart, të gjelbra dhe digjitale”.
Strategjia synon të zhvillojë më tej tregun evropian të dronëve dhe operacionet tregtare në shkallë të gjerë për përdorim të shumëfishtë.
“Një nga projektet tona, SAFIR-Med, po e tregon se sa e rëndësishme është të shpërndash pajisje mjekësore, doza gjaku apo organe nga njëri spital në tjetrin. Është më e sigurt, më e shpejtë dhe më e qëndrueshme”, shprehet Andreas Boschen, drejtor ekzekutiv i SESAR.
Një studim evropian tregon se përdorimi i dronëve për qëllime mjekësore është i pranueshëm në kuotën 50%, por nuk është i njëjti nivel kur bëhet fjalë për përdorimin e tyre si taksi.
Pyetja tjetër ka të bëjë me përballueshmërinë. Për momentin, shumë njerëz nuk duken të bindur për një taksi ajrore, por prodhuesit shpresojnë t’u ndryshojnë mendimin/euronews
E-Diaspora
-
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit për koncertin e tij të parë në Zvicër, më... -
Samiti i Diasporës Shqiptare merr vëmendje globale: Mesazh nga ‘Times Square’ për lidhjen me atdheun -
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik”
Jeta në Zvicër
-
Dy priftërinj nga Dioqeza e Bazelit pezullohen për dyshime për abuzim seksual Dioqeza e Bazelit po përballet me një rast të ri të dyshuar për abuzim. Dy priftërinj... -
Regjimi kubanez përfiton miliona nga duhanpirësit e purove në Zvicër -
20 mijë vrapues në Zürich Marathon 2026: Pjesëmarrësit shqiptarë, me rezultate të shkëlqyera -
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës -
Rasti tronditës me 15 fëmijë të abuzuar në çerdhet në Winterthur, kishte sinjale paralajmëruese prej kohësh












