Muzikë
Dua Lipa mund të jetë zgjedhja e radhës për Super Bowl 2026
Pse Dua Lipa është një zgjedhje ideale për Super Bowl-in?
Prej disa ditësh, rrjetet sociale po ‘ziejnë’ me thashetheme se Dua Lipa mund të jetë zgjedhja e radhës për Super Bowl 2026, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga NFL apo vetë artistja, fansat dhe mediat online janë futur tashmë në ‘modin e pritjes’, me plot emocion dhe diskutime.
Zërat nisën të përhapen nga disa faqe të njohura të shoubiz-it si Pop Tingz në X (ish-Twitter) dhe menjëherë pasuan me komente, teori dhe meme nga fansa në mbarë botën.
Kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë thashetheme të tilla zakonisht, emrat e mëdhenj të muzikës përfliten shumë kohë para se të bëhet ndonjë shpallje zyrtare nga NFL, e cila zakonisht ndodh pak muaj para finales.
Pse Dua Lipa është një zgjedhje ideale për Super Bowl-in?
Dua Lipa nuk është thjesht një yll popi ajo është një ikonë globale me hite të mëdha si “Levitating”, “Don’t Start Now” e “One Kiss”.
Me performanca energjike dhe një stil unik që përzien elegancën me freskinë, ajo ka dëshmuar se mund të mbajë skenat më të mëdha të botës. Super Bowl-i është një nga ngjarjet më të ndjekura në planet, dhe për një artist si Dua Lipa, kjo do të ishte një platformë perfekte për të treguar gjithë potencialin që ka.
Spektakli do të zhvillohet më 8 shkurt 2026 në Levi’s Stadium në Santa Clara, Kaliforni një ambient modern dhe i denjë për një super shou.
Komentet në rrjet janë të ndryshme, por në përgjithësi, shumica janë entuziastë.
Shumë fansa mendojnë se nëse Dua Lipa merr këtë rol, do të sjellë një atmosferë elektrizuese dhe një performancë që do të mbahet mend gjatë. Të tjerë, më skeptikë, e shohin atë si një zgjedhje më “e sigurt” ose nuk e konsiderojnë mjaftueshëm “epike” për një skenë si ajo e Super Bowl-it.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor












