Fun
Dua Lipa në “duel” me Bebe Rexhën në ceremoninë e “MTV EMA Awards”
Lipa dhe Rexha janë nominuar në kategorinë e përbashkët për “Depërtimin më të mirë”, ndërsa Rexha është nominuar edhe në kategorinë për “Yllin më të mirë të ri”
Dy këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë nominuar për çmime në ceremoninë e MTV EMA Awards që do të mbahet më 6 nëntor në Rotterdam të Holandës.
Lipa dhe Rexha janë nominuar në kategorinë e përbashkët për “Depërtimin më të mirë”, ndërsa Rexha është nominuar edhe në kategorinë për “Yllin më të mirë të ri”.
Për sa i përket “duelit” të dy artisteve duhet thënë se, të paktën në youtube, Bebe Rexha në të gjitha këngët e saj ka një avantazh në klikime kundrejt Dua Lipës.
Nga ana tjetër janë Beyonce dhe Justin Bieber që prijnë me nominime për çmime, ndërsa të nominuar po ashtu janë edhe emra të tjerë të njohur në botë si: Adele, Rihanna, Darke, Selena Gomez, David Guetta e të tjerë.
Për të votuar Dua Lipën klikoni këtu, ndërsa për Bebe Rexhën mund të votoni këtu.
Albinfo.ch sjell edhe dy kategoritë ku janë të nominuar dy këngëtaret shqiptare.
Ylli i ri më i mirë
Bebe Rexha
DNCE
Lukas Graham
The Chainsmokers
Depërtimi më i mirë
Alessia Cara
Anne-Marie
Bebe Rexha
Blossoms
Charlie Puth
DNCE
Dua Lipa
Elle King
Halsey
Jack Garratt
Jonas Blue
Lukas Graham
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar









