Lifestyle
Dua Lipa në emisionin Saturday Night Live
Këngëtarja kosovare do të performojë në episodin më të ri të shout amerikan më 3 shkurt, së bashku me Natalie Portman
Këngëtarja e hitit “New Rules”, Dua Lipa, e cila po mahnit botën me zërin e saj, do të jetë mysafire në një ndër shfaqjet televizive më të njohura amerikane. Bëhet fjalë për shfaqjen Saturday Night Live, e cila shfaqet në NBC, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga vetë Dua Lipa dhe faqja zyrtare e SNL në Twitter.
Këngëtarja kosovare do të performojë në episodin më të ri të shout amerikan më 3 shkurt, së bashku me Natalie Portman.
“Në stomak kam fluturat më të çmendura tani dhe jam nervoze edhe kur po e shkruaj këtë”, shkruan Lipa, ndërsa ndau lajmin e saj edhe për një tjetër sukses. Saturday Night Live njihet si një ndër shfaqjet më të shikuara muzikore në botë dhe e vulos edhe njëherë suksesin e Duas në arenën ndërkombëtare
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?










