Kosova
Dua Lipa njofton ardhjen në Kosovë
Dua Lipa të martën ka njoftuar ardhjen në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, që mbahet në Prishtinë nga 25 deri më 28 korrik, përcjell albinfo.ch.
Ajo përmes një story në Instagram ka thënë se mezi pret t’i takojë njerëzit në Kosovë.
“Dy ditë nga ‘Sunny Hilli’. Mezi pres të kthehem në shtëpi. Të kthehem në vendlindje, në Prishtinë”, ka thënë Lipa në ‘storyn’, i publikuar në Instagram një ditë më parë.
Ajo ka lavdëruar listën e artistëve që do të performojnë në “Sunny Hill” sivjet. Vetë ajo nuk është pjesë e kësaj liste.
Organizator i “Sunny Hillit” është babai i Duas, Dukagjin Lipa.
Në dy edicionet e para, më 2018 dhe 2019 dhe më pas edhe më 2022 – pas dy vjetësh pauzë shkaku i pandemisë COVID19 – “Sunny Hill Festival” kishte sjellë emra të mëdhenj të botës në muzikë në krye me Dua Lipën. Numri i atyre që merrnin pjesë në koncerte shkonte mbi 15 mijë çdo natë. Sivjet do të organizohet në Bërnicë.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











