Lajme
Dua Lipa shkëlqen në lansimin e koleksionit të stolive nga “Tiffany and Co”
Së fundmi Dua Lipa dhe Callum Turner janë parë së bashku në Paris këtë javë, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në një ceremoni të organizuar nga marka e njohur e stolive “Tiffany and Co”.
Thuhet se çifti ka marrë pjesë në lansimin e koleksionit “Tiffany Titan” të dizajnuar nga artisti Pharrell Williams, ku dukeshin të përqendruar vetëm te njëri-tjetri.
Nga kjo ceremoni, ylli i muzikës, Dua Lipa, dhe aktori britanik Callum Turner janë fotografuar së bashku, duke shkëmbyer buzëqeshje dhe shikime plot dashuri.
Lipa dhe Turner, të cilët janë lidhur që nga janari i vitit të kaluar, ishin veshur me të zeza dhe po pozonin për fotografi së bashku gjatë ngjarjes.
Pjesëmarrësit e tjerë në ceremoni ishin po ashtu të famshëm, por ishte lidhja mes Lipas e Turnerit ajo që mori më shumë vëmendje.
“Ata janë duke kaluar një periudhë të shkëlqyer së bashku, dhe duket se janë gjithmonë të përqendruar te njëri-tjetri”, ka thënë një burim për media, ka raportuar revista People.
Ndërkohë, edhe pse në fokusin e ceremonisë ishte koleksioni i ri, lidhja e dy yjeve vazhdoi të jetë ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave. Pavarësisht se janë të dy figura publike, ata duket se po gjejnë kohë për të shijuar momentet së bashku.
Lipa ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë kësaj jave në kryeqytetin francez, pasi u shfaq edhe në ceremoninë e madhe të shpalosjes së koleksionit të ri të modës nga marka “Chanel”.
Në këtë ngjarje përveç Lipas, ishin të pranishëm edhe yje të njohur të showbizit. Por e gjithë vëmendja ishte tek ylli me prejardhje shqiptare, pasi veshjen klasike të “Chanelit” e kishte stiluar me një fjongo të madhe në flokë.
Përveç fjongos, edhe një stoli tjetër që mbajti këngëtarja ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve e medias, pasi ylli ishte parë me një unazë të re me diamant në gishtin e dorës së majtë.
Disa javë më parë, fansat kanë filluar të spekulojnë për fejesën mes Lipas me Turnerin, pas një postimi që kishte bërë këngëtarja në Instagram ku kishte ndarë disa fotografi nga festimi i Krishtlindjeve.
Në këto fotografi, Lipa shihej duke mbajtur unazë në gishtin e dorës së majtë dhe pas këtij postimi, një burim i afërt ka thënë për The Sunse Turner i kishte propozuar dhe se ata do të festonin fejesën me miqtë e tyre gjatë festës së Vitit të Ri.
“Ata janë të fejuar dhe nuk mund të jenë më të lumtur. Dua ka pasur një vit fantastik në karrierën e saj dhe kjo është qershia mbi tortë”, pati thënë burimi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












