Muzikë
Dua Lipa tregon pse asnjëherë nuk flet për jetën private në këngët e saj
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin 60 Minutes, ku ndau në pika të shkurtra rrugëtimin e saj të deritanishëm në muzikë.
Gjatë kësaj interviste, ajo gjithashtu tregoi pse nuk në këngët e saj nuk flet asnjëherë për jetën e saj private.
“Dëgjova disa shkrimtarë që thanë se përmes këngëve tua, ata nuk e kanë ndonjë sens rreth asaj që ti je. Nuk i shpreh dëshirat e tua të brendshme apo frikën më të madhe”, ishte pyetja e gazetarit që i shtroi artistes shqiptare.
Dua më pas potencoi se kjo është diçka të cilën e shmang natyrshëm në krijimet e saj.
“Disa njerëz janë kaq të pamëshirshëm me jetën e tyre private, saqë vendosin t’i nxjerrin të gjitha në një këngë, sepse e dinë se ajo do të tërheqë vëmendjen e njerëzve”, potencoi krijuesja e hitit New Rules.
“Për mua, ishte gjithmonë e rëndësishme të bëja muzikë që njerëzit e duan me të vërtetë, jo sepse po e vendos dikë keq dhe po e kritikoj në publik, apo sepse po e bëj për klikime në kurriz të dikujt tjetër”, deklaroi ajo mes tjerash.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana










