Lajme
Dua Lipa zgjedh skuadrën e saj në FIFA 21, inkuadron tre futbollistët nga Kosova në formacionin e saj
Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është pjesë e video-lojës më të re, FIFA 21.
Duke qenë pjesë e saj, ajo së fundmi ka përzgjedhur njëmbëdhjetëshen e saj në FIFA, ku ka inkuadruar dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës.
Bëhet fjalë për dy lojtarët e njohur shqiptarë: Milot Rashica dhe Amir Rrahmani, shkruan ekonomiaonline, transmeton Albinfo.ch.
Po ashtu pjesë e formacionit është futbollisti shqiptar që luan për Përfaqësuesen e Zvicrës, Granit Xhaka.
Ka qenë faqja e EA Sports FIFA ajo e cila ka publikuar formacionin e përzgjedhur nga vet këngëtarja Lipa.
“Mendoni se keni atë që duhet për të mposhtur skuadrën e Dua Lipës? Luani betejën e saj të veçuar të skuadrës tani në #FUT21 për një kohë të kufizuar”, thuhet në njoftimin e EA Sports FIFA në Twitter.
Të tjerë emra të njohur në formacionin e këngëtares janë: Alisson, Ferdinand, Van Dijk, Arnold, Saka, Phillips, Maradona dhe Aubameyang
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha













