Kosova
Dubai, ‘strehë’ e trafikantëve shqiptarë të drogës
Të paktën 6 shqiptarë, mes tyre 2 të kërkuar nga SPAK, i janë shmangur drejtësisë duke u strehuar në Dubai. Dyshimet janë që numri i të kërkuarve që fshihen në këtë vend, edhe me identitete të ndryshuara, është mbi 20.
Mbi ta rëndojnë akuzat e vrasjes ndaj një ose më shumë personave, trafik droge apo tentativë vrasje, si rasti i fundit i tre të rinjve që terrorizuan Lezhën.
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme i thanë Euronews Albania se Emiratet e Bashkuara Arabe, ku bën pjesë dhe Dubai, janë pjesë e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar, por për ekstradimin e subjekteve pa pasur një marrëveshje, mund të veprohet vetëm me reciprocitet.
Thënë ndryshe, Shqipëria duhet t’i dorëzojë Emirateve të Bashkuara një të kërkuar për llogari të drejtësisë së tyre dhe në këmbim, të tërheqë një nga shqiptarët e kërkuar që jetojnë atje.
Sipas burimeve nga policia kriminale, shqiptarët ‘problematikë’ që strehohen në Dubai nuk përfshihen në krime të dhunshme apo përplasje mes bandave, pasi ligjet janë shumë të ashpra dhe mund t’u rrezikohet qëndrimi.
Duke parë Dubain si ‘folenë’ e personave në kërkim, autoritetet në Shqipëri po mbledhin informacion se si këta personazhe përfitojnë lejen e qëndrimit dhe procedurat që ndjekin. Fuqia e tyre ekonomike dhe kontrolli jo shumë i fortë financiar në këtë shtet, u ka siguruar atyre lirinë, mes luksit dhe qetësisë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












