Kosova
Verërat cilësore, vlerë e shtuar e ekonomisë kosovare
Prodhuesit nga Kosova kanë prezantuar të hënën, në Winterthur, Zvicër, disa nga llojet e verërave që prodhohen në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së bashku me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë dhe Shoqatën e Verërave të Kosovës, kanë mundësuar të hënën promovimin dhe degustimin e verërave të Kosovës, në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Kjo është bërë në restorantin “Goldenberg” që rri si kurorë mbi kokë në qytetit Winterthur, restorant ky të cilin e drejton Pren Kqira “doajeni” i gastronomëve shqiptarë në Zvicër.

Në fillimim të këtij aktiviteti, shefi i misionit të Konsullatës në Cyrih, Sami Kastrati ka përshëndetur gastronomët dhe hotelierët shqiptarë në Zvicër si dhe mysafirë të tjerë të mbledhur në këtë aktivitet.
Ai u ka kërkuar gastronomëve shqiptarë në Zvicër që të tregohen solidarë dhe të fusin së paku një verë të kuqe dhe të bardhë të prodhuar në Kosovë në menynë e restoranteve të tyre të ushqimit dhe ta shërbejnë si verë të shtëpisë.
“Me këtë, do të ndihmoni vendin tuaj dhe do të vazhdoni të kontribuoni, siç keni kontribuuar deri më tani. Ne do të llogarisim në mbështetjen tuaj, në partneritetin dhe miqësinë që keni ndërtuar ndër vite me partnerët zviceranë”, tha Kastrati.

“Kontributin tuaj e kemi parë ndër vite. Por, sot kontributi i juaji do të jetë shumë i rëndësishëm që ta forcojmë ekonominë e shtetit. Ekonomia e shtetit forocohet vetëm duke u dhënë mbështetje prodhuesve vendorë, në këtë rast prodhuesve të verërave të Kosovës”, ka thënë, nga ana tjetër Vlorat Gashi, Udhëheqës i Divizionit për Bashkëpunim Ekonomik – Departamenti për Diplomaci Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Si kontribut të pazëvendësushëm të gastronomëve shqiptarë në Zvicër për sektorin e verërarisë në Kosovë, e ka vlerësuar këtë aktivitet edhe Haziz Tafaj, kryetar i Shoqatës së Verërave – Enologjia, shkruan albinfo.ch. Ai ka njoftuar mysafirët e mbledhur se kanë përzgjedhur 6 bodrumet më të rëndëshimet të verarisë së Kosovës.
“Këta prodhues, me mund dhe sakrificë dhe me dashni jo vetëm që kanë arritur të ruajnë kulturën e prodhimit të rrushit dhe vërërave, por edhe e kanë zhvilluar në atë masë sa që ju lirisht mund t’i promovoni si verëra ekskluzive në të gjitha restorantet në Zvicër”, theksoi Tafaj, duke u bazuar në rritjen e cilësisë së verës kosovare.
20 mijë familje jetojnë nga sektori i vreshtarisë dhe verarisë në Kosovë dhe mbi të gjitha ky është sektori më domethënës për ekonominë e vendit.
“Një vend që prodhon verëra të kësaj cilësie, ka një kulturë të lashtë. Me prodhimin e verës e promovojmë më së miri kulturën e vendit tonë në një kohë kur jemi në presion negativ nga ngjarjet që po ndodhin kohëve të fundit, pa fajin tonë. Mediat po transmetojnë lajme jo të mira për vendin tonë, si vend i pasigurt por përkundrazi ka shumë njerëz që punojnë dhe të cilët produktet “Made in Kosova” i eksportojnë në vende të ndryshme të botës”,tha Tafaj duke e konsideruar Zvicrën si treg shumë të rëndësishëm për Kosovën.
“Me një angazhim të vogël dhe me pak patriotizëm mund të bëni shumë për prodhimet kosovare që të depërtojnë dhe në tregun zviceran”, theksoi Tafaj.
Vërërat kosovare që janë prezantuar në këtë degustim janë nga regjioni i Rahovecit dhe një nga Suhareka. Bëhet fjalë për ndërmarrjet si: Bodrumi i Vjetër, Suhareka Verari, Risons, Eko Wine, Labi Wine dhe Kosova Wine.
Aktiviteti i i njëjtë mbahet sonte, më 20 qershor, 2023 në Gjenevë.
Fotogaleri:
E-Diaspora
-
Nga Strellci i Deçanit, në Asamblenë e Komunës Horn të Austrisë “Të angazhohemi sa më shumë në politikë dhe në të gjitha sferat. Kështu jemi të integruar,...
-
Cyrih: Debat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023
-
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
-
Edhe një investim nga Zvicra në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
A është e vërtetë që duhet të jesh i pasur për të marrë shtetësinë zvicerane? Shumë njerëz besojnë se gjithçka në Zvicër sillet rreth parave. A është kështu edhe me lejet...
-
Këshilli Kantonal i Cyrihut i thotë “jo” nismës së bankës
-
80% e të moshuarve në Zvicër, cak i mashtrimeve
-
Mospajtime për qiratë dhe kontratat e strehimit në Zvicër
-
Shtatori i vitit 2023, më i ngrohti në historinë e Zvicrës