Kosova
Dumoshi pranon detyrën si ministre e Kulturës dhe Sportit
Ministrja e re e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, sot e ka pranuar këtë detyrë nga ministri i deritanishëm, Kujtim Gashi.
Me këtë rast, ai ka kujtuar se këtë post që sot po e dorëzon e ka pranuar para dy vjetëve nga Dumoshi, e cila atë kohë ishte ministre në detyrë e këtij dikasteri. Gashi deklaroi se ardhja e Dumoshit në krye të kësaj ministrie është lajm i mirë për komunitetin kulturor dhe sportiv.
“Jam zakonisht i lumtur që në krye të kësaj ministrie vjen po ashtu një figurë shumë e respektuar e Prishtinës që ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh për zhvillimin e kulturës edhe sa ka qenë drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës dhe po ashtu ministre për ata pak muaj. Dhe, natyrisht është një lajm i mirë për komunitetin që mbulon Ministria e Kulturës dhe sot nuk mund të ketë eksperiment me këtë ministri për faktin se vjen një njeri që e njeh këtë fushë dhe jam jashtëzakonisht i lumtur që punët e mira që kanë filluar do të vazhdojnë edhe nga ministrja Dumoshi”, ka thënë Gashi. “Besoj është bërë një veprim i mirë (mosndarja e ministrisë), sepse komuniteti ka qenë i shqetësuar a do të ndahet ministria, po më vjen mirë që më në fund dhe e kemi ashtu siç e ka kërkuar edhe komuniteti dhe e vlerësoj këtë veprim”.
Kurse, ministrja e sapozgjedhur e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, tha se ajo do të jetë më afër komunitetit kulturor e sportiv me punën e saj, raporton KP, përcjell albinfo.ch.
“Unë i siguroj të gjithë komunitetin kulturor, sportiv dhe rinor që do të punoj dhe vazhdimësia ime edhe e ministrave të mëparshëm si të Kujtim Shalës dhe Kujtim Gashit dhe e gjithë puna ime do të jetë shumë e afërt me këto komunitete”, ka deklaruar Dumoshi.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












